FOTO/ Partizani publikon punimet e stadiumit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Partizanit ka prezantuar sot disa pamje nga punimet e stadiumit të tyre, i cili duket se do jetë në përmasa shumë të mëdha.

Në një postim në faqen zyrtare të kampionëve në “Facebook” shkruhet se punimet janë duke vijuar me ritme shumë të shpejta.

“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin. Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.

Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit. Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin”,-shkruhet në postimin e klubit të kuq të kryeqytetit./Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV