Ç’po ndodh në Shkodër? Ngryset me plumba, zgjohet me tritol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodra ka përjetuar një gjendje tmerri si gjatë natës së mbrëmshme, ashtu edhe sot në mëngjes.

Në mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në Pedonale, ka pasur  të shtëna armësh, ku ka mbetur e plagosur në këmbë një grua 35-vjeçare, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që ka ndodhur në Shkodër dyshohet se është qëlluar drejt një makine luksoze me targa gjermane e parkuar në Pedonale, ku fatmirësisht nuk ka pasur njeri brenda saj. Ndërsa duket se ka qenë një formë kërcënimi për pronarin e saj ende të paidentifikuar.

Ndërkaq policia e Shkodrës, ka dërguar vetëm një informacion gjysmak për ngjarjen që nga nata e mbrëmshme.Më datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri  shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e ndodhur mbrëmë në Shkodër, është pasuar nga një tjetër sot në mëngjes, kur një banese i është vendosur tritoli.

Sipas dhënave të para, bëhet e ditur se tritoli është vendosur pranë banesës së Nikolin Arrajt. Lënda plasëse është vendosur pranë portës.

Ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi familjarët nuk ndodheshin në banesë./Fjala.al/

Të fundit

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

Lajme të tjera

Web TV