ISHMT: Ja produkti që rrezikon jetën e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm. Në treg është një produkt për fëmijë, konkretisht monitorues dixhital për bebe, kompania e prodhimit të së cilës do të tërheqë produktin. ISHMT njofton të gjithë konsumatorët shqiptarë që e posëdojnë një të tillë ose të tjerë të interesuar, që të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin.

Sektori i produkteve për fëmijë është një ndër sektorët që ka pasur më tepër problematika vitin e shkuar dhe sipas ISHMT, do vijojë të jetë prioritar në mbikëqyrje. “Njoftimi i kategorisë masë parandaluese, nëpërmjet një letre njoftimi PHILIPS kërkon tërheqjen nga tregu të produktit “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor SCD620)”, prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Philips kërkon tërheqjen nga tregu të këtij produkti pasi ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.

ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë, tregtojnë produkte të tilla të bëhet vetëm për produktet me markim CE. Ndërsa të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE në produkt, jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, para se të kryejnë blerjen.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor)

Marka: Philips; Modeli: SCD620 “- thuhet në njoftim.

Më herët, ISHMT ka bërë me dije se nga kontrollet e realizuara në importues dhe tregtarët me shumicë të produkteve lodra, gjatë tre viteve të fundit janë marrë masa administrative të ndryshme si p.sh., paralajmërim, gjobë etj., por edhe janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar.

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV