Sigurimi i makinave, shqiptarët paguan 92 milionë euro në një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurimi i detyrueshëm i makinave u ka marrë shqiptarëve 92 milionë euro në një vit. Në total, ato sollën 68.7% të primeve në sigurimin e jo-jetës, në rritje me rreth gjysmë pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Në vitin e parë që nisi i aplikimit të sistemit bonus-malus, sigurimi i brendshëm TPL u rrit me rreth 5%, duke ngelur dukshëm kolona kryesore e tregut shqiptar të sigurimeve.

Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare ku mëoshet se në total, ato sollën 68.7% të primeve në sigurimin e jo-jetës, në rritje me rreth gjysmë pikë përqindje krahasuar me vitin 2018. Në vitin e parë që nisi i aplikimit të sistemit bonus-malus, sigurimi i brendshëm TPL u rrit me rreth 5%, duke ngelur dukshëm kolona kryesore e tregut shqiptar të sigurimeve. Duke filluar nga ky vit, drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa më të larta nëse kanë shkaktuar dëme, ndërsa primi do të ulet nëse në 12 muajt e fundit nuk kanë një historik dëmesh. Vitin e kaluar, edhe primet nga kartoni jeshil u rritën afërsisht me 5%, ndërsa primet nga policat e sigurimit kufitar pësuan një rënie të lehtë. Viti i kaluar nuk solli zhvillime inkurajuese në produktet e sigurimit vullnetar. Klasa kryesore, ajo e sigurimit të pronës ndaj fatkeqësive natyrore pësoi rënie të primeve me rreth 17%.

Edhe sigurimi i shëndetit ndaj sëmundjeve mbylli një vit në rënie, me 6% më pak prime të arkëtuara. Në total, tregu i sigurimeve vitin e kaluar u rrit me rreth 4% dhe arriti një volum primesh prej rreth 144 milionë eurosh.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV