Hakmarrja e Haklajve/ Ilir Konushevci, si u ekzekutua majori i UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka thelluar hetimin e tij emisioni investigativ “Top Story” rreth dosjes “Hajdari”, kjo jo vetëm përmes dokumenteve por edhe dëshmive të gjalla. Por si vazhdon rrjedha e ngjarjeve e cila më pas çoi në ekzekutimin e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari…

Djali i dytë i familjes, Halili ka qenë anëtar i Partisë së Punës dhe ishte infiltruar para vitit 1990 nga Sigurimi i Shtetit për krijimin e një Fronti Rezistence në Kosovë. Sipas informacioneve, Halili ka qenë personi që ka siguruar një takim mes kreut të organizatës së rezistencës Mentor Kaçi dhe Ramiz Alisë.

Halil Haklaj ndiqej nga UDB-ja jugosllave dhe në vitin 1988, një gjykatë e dënon për akuzat e furnizimit të guerrilasve me armë dhe kalim të paligjshëm kufiri. Lidhja kryesore e vëllezërve Haklaj me UÇK-në ishte major Ilir Konushevci, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramush Haradinajt.

Fatmiri kishte shumë shoqëri me Ilir Konushevcin, i cili ka qenë një nga kryesorët e UÇK-së, ka qenë furnitori”, – tregon Zylfije Haklaj, e motra e Haklajve.

Po kam pirë kafe më herët me Ilirin dhe Fatmir Haklaj 4-5 herë dhe aty ka qenë gjithmonë grumbullimi se sa ka mujt me siguru armatim për UÇK-në ”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ishte data 9 Maj e vitit 1998. Ilir Konushevci kishte marrë ngarkesën e radhës me armë në Shqipëri dhe ishte nisur drejt Kosovës. Drejtues i kamionit ishte një ushtar i UÇK-së ndërsa në mjet me ta ishte edhe mjeku Hazir Malaj, i njohur si lidhje e afërt me vëllezërit Haklaj. Ai ishte babai i Arjan Malajt, i ekzekutuar nga fisi rival i Haklajve në muajin shkurt të atij viti.

Hazir Mala ka ndihmuar, UÇK-në, ka ndihmuar furnitorët e UÇK-së”, – tregon Zylfije Haklaj.

Kamioni u nis përmes aksit të vështirë Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri. Sapo kalon fshatin Miliska, në vendin e quajtur Poravë, kamioni has në një pritë. Disa persona të armatosur rëndë hapin zjarr me breshëri. Konushevci plagoset rëndë ndërsa mjeku Malaj shpëton pa lëndime.

Shoferi merr lëndime të lehta dhe sigurohet në një pozicion nga ku kundërpërgjigjet me zjarr. Një prej autorëve të pritës mbetet i plagosur rëndë. Në këtë moment, grupi i tyre tërhiqet me shpejtësi. Ata i drejtohen spitalit të Bajram Currit ku mbërrin i vdekur Agim Demiri.

Mjeku Hazir Malaj merr në krahë Konushevcin e plagosur rëndë dhe niset në këmbë për të kërkuar ndihmë në drejtim të Fierzës. Pasi kishte ecur pak kilometra, autorët e sulmit të parë kishin bërë një pritë të dytë pikërisht në këtë vend që shihni rreth 3 kilometër larg hidrocentralit të Fierzës.

Lexo edhe :  Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Benet Beci: Të dënohet kushdo që ka përgjegjësi

Dhe në këtë kohë Konushevci ka qenë i plagosur dhe Bislim Dmeiri me disa të tjerë udhëtuan sërish drejt MIliskajës i kanë vrarë, i kanë tërhequr zvarrë kufomat”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Sipas disa informatave që kemi, Ilir Konushevcit i ka ndryshuar axhenda 2-3 herë. Siç i ka ardhur urdhri Ilirit nga lart, ka vepruar. Pasdite definitivisht Ilirit i është thënë se duhet” tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ndaj mjekut Malaj dhe Konushevcit derdhen breshëri kallashnikovi dhe këtë herë e patën të pamundur të reagojnë. Ata mbeten të vdekur në vend. Autorët e krimit i tërheqin zvarrë trupat dhe i fshehin poshtë një ure ku i mbulojnë me gurë. Bislim Demiri, që akuzohej nga Haklajt si organizator i pritës.

Motra e Haklajve zbulon për herë të parë se Konushevci, ka pasur kontakte edhe me Bislim Demirin. Nuk dihet arsyeja por besohet se ajo lidhet me krijimin e kushteve për kalimin e armëve drejt Kosovës.

Fatmiri e kishte këshilluar mos t’i besonte Bislim Demirit meqenëse kishte lidhje me Draganin, një ndër serbët më të rrezikshëm në Koranicë, kishte dërguar shumë naftë në Serbi kundër Kosovës e Bosnjës. I besonte aq shumë sa i kishte dhuruar pistoletën, thuhet se atë ditë pistoleta e Konushevcit kishte qëlluar mbi vetë Konushevcin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Padyshim që në të shumtën e rasteve kemi blerë dhe për ne kanë qenë të njëjtë. Kushdo që ka ofruar armatim ne kemi qenë të detyruar dhe të obliguar që të komunikojmë”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

E vërteta e vrasjes së Konushevcit dhe Malajt nuk u zbardh kurrë nga drejtësia. Hetuesit nuk arritën të bëjnë lidhjen e ngjarjes së Miliskajës me kufomën e Agim Demirit në spitalin e Bajram Currit.

Por, lidhjen arriti ta bëjë vetë Fatmir Haklaj që kishte mbërritur në vendngjarje. Për të nuk kishte dyshim se Demiri ishte organizatori. Ky i fundit do të ishte vetë viktimë e hakmarrjes. Në 28 Gusht të vitit 1998 ai do të ekzekutohej në Bajram Curri.

“Ne nuk kemi të dhëna që Fatmiri ka bërë një veprim të tillë, por edhe nëse e ka bërë e ka bërë në rang kombëtar”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV