Lojtari me origjinë shqiptare që ka mbushur mediet sportive së fundmi me sukseset e tij, Marash Kumbulla shkëlqeu në ndeshjen ndaj e Veronas ndaj Juventusit.
Ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-1, ku një prej golave u shënua pikërisht nga Kumbulla, duke e bërë mbrojtësin një prej lojtarëve më të komentuar të Serisë A.
Sipas “Tuttomercatoweb” ku është publikuar formacionin më i mirë i javës që sapo lamë pas, shqiptari është pa diskutim pjesë e emra që shkëlqyen.
Ai është përzgjedhur përkrah yjeve si De Vraj, Vesino, Brozoviç dhe Ibrahimoviç.
Formacioni më i mirë i javës sipas “TMW”:
Në portë: Lukaz Skorupski (Bologna)
Në mbrojtje: Davide Faroni (Verona), Marash Kumbulla (Verona), Stefan De Vraj (Inter)
Në mesfushë: Robin Gosens (Atalanta), Matias Vesino (Inter), Ruslan Malinovski (Atalanta), Marselo Brozoviç (Inter), Gaston Ramirez (Sampdoria)
Në sulm: Zllatan Ibrahimoviç (Milan), Xhanluka Lapadula (Lecce)./Fjala.al/