Asgjësimi i 13 mijë lodrave për fëmijë, autoritetet: Janë të rrezikshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugëtimi i lodrave dhe sendeve që hyjnë në vendin tonë jashtë parametrave të sigurisë, mungesa e markimit CE dhe këshilla: si duhet të mbrojmë fëmijët nga këto produkte me elementë kancerogjenë 

Nga Nikoleta Kovaçi

Rreth 13 mijë lodra, me substanca toksike dhe kancerogjene, të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve janë asgjësuar. Ky akt është marrë pas përgjigjes së ardhur nga laboratori italian, ku janë dërguar edhe mostrat e disa sendeve që sipas inspektorëve rezultojnë dukshëm të dyshimta. Ditën e djeshme është bërë me dije se Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) shkatërroi 13 mijë lodrat e rrezikshme për fëmijët, të cilat ishin të bllokuara. Lodrat janë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj dhe thuhet se mbartnin substanca toksike, elementë alergjenë, mutagjenë dhe kancerogjenë, duke u bërë rrezik real për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Këto lodra u bllokuan nga ISHMT, pas inspektimeve të kryera në subjektet e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra, gjatë periudhës nëntor 2019 – Janar 2020!

Bllokimi i produkteve lodra nga ana e ISHMT erdhi pas konstatimit se ka pasur substanca toksike në nivele tepër të larta të përbërësve të plastikës dhe metaleve të rënda, ku përmendim: ftalatet, boronin, plumbin, etjj. Testet laboratorike janë kryera në laboratorë të akredituar në Itali pasi në vendin tonë nuk eksiton një i tillë për shkak se sipas të dhënave që vijnë nga ky inspektorat kostoja është shumë e madhe dhe shteti ende nuk e ka parë të arsyeshme të paguajë për të patur një laborator të tillë.

Reagimi zyrtar i ISHMT-së!  

Lodrat kanë qenë jashtë standardit, nuk kanë qenë në përputhje me direktivën europiane të lodrave dhe legjislacionin shqiptar, për sa i përket testeve fizike dhe mbartin rrezik të lartë për kategorinë e fëmijëve të moshës 0 – 36 muaj. Lodrat kanë pasur mungesë të markimit CE dhe dokumentacionit përkatës nga prodhuesi i produktit, që provon se lodra është në përputhje me standardet europiane të sigurisë dhe nuk rrezikon jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Lodrat janë raportuar nga sistemi i shkëmbimit të shpejtë të informacionit (RAPEX) i Komisionit Europian, si produkte me përmbajtje të lartë të elementëve toksikë, kancerogjen, etj. Lodrat janë raportuar nga vendet e rajonit, si produkte të cilat sipas testeve laboratorike rezultojnë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Testimet laboratorike të kryera në mostrat e lodrave të marra në 34 importues i janë vënë në dispozicion operatorëve ekonomikë brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin për inspektimin. Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut u bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në tregun e importit dhe tregtimit të produkteve lodra, që të zbatojnë legjislacionin, i cili është tërësisht i implementuar dhe në përputhje me standardet europiane për prodhimin, importin dhe tregtimin e produkteve lodra.

Por çfarë ndodh realisht në vendin tonë me këto produkte?

Ndonëse për mbrojtjen e konsumatorit ekziston një ligj i miratuar gati një dekadë më parë, rrallë është parë të flitet për të. Kanë qenë sinjalet që kanë ardhur nga Europa, e kryesisht nga sistemi i përpunimit të të dhënave në komisionin Europian që quhet RAPEX që ka lajmëruar autoritetet përgjegjëse për të parë dhe ndërhyrë në një mori lodrash që vijnë nga vendet të ndryshme por që nuk kanë markimin e përcaktuar CE. Këto lodra, që përkojnë me sende që iu blihen fëmijëve në moshë fare të papërgjegjshme, kanë rezultuar me probleme që në vitin 2019. Por meqë në portet tona, aty ku edhe bëhet hyrja e mallit nuk ekzistojnë kapacitete e duhura për të kryer ekzaminimet e mostrave, atëherë malli hyn në tregun shqiptarë, shpërndahet si në rastin konkret dhe më pas inspektorët që presin rezultatet nga Italia ndërhyjnë duke iu kërkuar subjekteve tregtare nxjerrjen e mallit jashtë tregu. Por a është e mundur të pastrohet gjithë tregu nga ky mall i rrezikshëm dhe kërcënues? Sigurisht që jo. Autoritetet zyrtare e pranojnë se e kanë të vështirë ta bëjnë parandalimin për sa kohë malli mund të hyjë jashtë vendeve që kërkojnë dhe zbatojnë markimin e mallit. Ndërkohë mungojnë jo vetëm laboratorët por edhe kapacitetet njerëzore. Në fakt inspektorati ishte parashikuar të ngrihet në çdo bashki për të parë dhe verifikuar të gjitha ankesat e qytetarëve shqiptarë nga i gjithë vendi, por deri më tani ka qenë e pamundur. Për pasojë është i pamundur edukimi i konsumatorit me vendin ku mund të adresojnë shqetësimet e tyre.

Flet drejtuesi i Mbikëqyrjes së Produkteve: Ja si mund ta zbuloni lodrën e frikshme!

Në lidhje me këtë ngjarje dhe sensibilizimin e opinionit publik, gazeta “Fjala” kontaktoi Julian Llupon, drejtorin e Mbikëqyrjes së Produkteve. Një zë mjaft aktiv për këtë sektor sidomos në fushën e ndërgjegjësimit, Llupo bën me dije të gjithë hapat e ndjekur me këtë rast dhe disa detaje të hollësishme identifikuese për prindërit që blejnë lodra fëmijësh. Llupo në fakt, një element të rëndësishëm që lidhet me produktet jo ushqimore, e ndan me të gjithë konsumatorin shqiptar që blen mall në vendin tonë. Ai iu bën thirrje që çdo produkt që ka hyrë ne vendin tonë, që të jetë i sigurt duhet të ketë në trup markimin CE. Vetëm ashtu mund të sigurohet një produkt pa kimikate të rrezikshme. Sipas tij ekzistojnë mundësi për tu dëgjuar ankesat dhe për të bashkëpunuar në këtë drejtim sidomos në rastet konstatimi të mallit që është i pamarkuar!

Lexo edhe :  Kokalari kundër Berishës, ironia e Ballës: Edhe Evi të shpalli non-grata o Sali!

Llupo janë asgjësuar 13 000 cope lodra çfarë rreziku shkaktojnë. Kur i keni konstatuar dhe a mund ten a vini ne dijeni për emërtimet e tyre ?

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka kryer inspektimi gjatë periudhës Nëntor 2019 – Janar 2020 në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra. E gjithë sasia prej 13 000 lodrash është bllokuar me destinacion fundor shkatërrimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Bllokimi i përhershëm dhe heqja nga tregu e këtyre produkteve ka ardhur kryesisht pas analizave të kryera në laborator dhe përmbajtjeve të lodrave. Një pjesë e këtyre produkteve janë bllokuar gjithashtu për mungesë të markimit CE dhe dokumentacionit të lëshuar nga ana e prodhuesit.

Elementët kimikë të gjetura në lodrat e të testuara në treg i përkasin kategorisë së ftalateve që janë prezentë në kategorinë e lodrave plastike. Duke qenë se një pjesë dërrmuese e lodrave përbëhen kryesisht nga plastika, ftalatet si element organikë të dëmshëm për jetën dhe shëndetin e fëmijëve janë të ndaluara mbi nivelin 0.01% të peshës së lodrës. Në lodrat e testuara mbi bazën e metodologjisë së riskut ka rezultuar se ftalatet kanë zënë nga 30% deri në 60% të peshës së lodrës. Gjithashtu në përbërje të lodrave janë konstatuar element mbi normat e lejuara të boronit, plumbit dhe alergjenëve të ndryshëm.

Këta element të ndaluar të konstatuar në vlera shumë të karta në lodrat e testuara shkaktojnë dëmtim të sistemit riprodhues të fëmijëve, alergji të përhershëm si edhe shkak për sëmundje kancerogjene. Këto janë edhe arsyet pse këta element të ndaluar kanë një nivel tepër të ulët prej 0.01 sipas legjislacionit në fuqi për lodrat. Lodrat e konstatuara me elementë të ndaluar nga analizat e kryera me bazë riskun kanë qenë kryesisht të kategorisë slime, lodrat personazh, topa të ndryshëm plastike, etj.

Në konstimin tuaj sa kohë kanë këto lodra në treg dhe çfarë shpërndarje kanë?

Prezenca e këtyre produkteve nuk është se ka një hartë të caktuar gjeografike. Produktet lodra që u morën për analiza u përkasin 34 subjekteve të ndryshme importuese dhe shitës me shumicë. Lodrat që u analizuan nuk u morën në mënyrë të rastësishme por u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut, ku përfshihen një sërë faktorësh.

Çfarë iu sugjeroni prindërve të fëmijëve, si duhet të kujdesen për t`i shmangur këto produkte dhe çfarë masash duhet të marrin ?

Së pari prindërit duhet të kujdesen që lodrat që ata blejnë të përputhen me moshën e fëmijës dhe së dyti ata duhet që të keni një sjellje konsumatore prudente, duke mos blerë produkte në tregje ambulatore dhe të jenë përzgjedhës në kategorinë e lodrave që blejnë. Gjithashtu, duhet theksuar se lodrat janë të domosdoshme për rritjen e fëmijës por ato duhet të blihen me funksione të caktuara edukimi dhe loje dhe sjellja konsumatore duhet të jetë e limituar edhe në drejtim të numrit të tyre. Nga ana e prindërve, gjithashtu, duhet të bëhet kontrolli që lodrat të kenë ‘markimin CE’ të konformitetit dhe të kontrollohen para se fëmijët të luajnë me to, sidomos për fëmijët nën 36 muaj për copa të vogla, maja të mprehta etj.

Në rast konstatimi, çfarë duhet të bëjë një prind për të lajmëruar institucionet përgjegjëse?

Në të gjitha rastet kur një lodër në përdorim nga fëmijët sjell një dëm për fëmijët, një aksident, etj duhet që të lajmërohet ISHMT-ja nëpërmjet faqes zyrtare të këtij institucioni ose nëpërmjet rrugëve të tjera shkresore të ankesave. Gjithashtu, nëse konstatohen se janë në shitje produkte pa markim CE dhe elementë të tjerë siç është p.sh mungesa e gjuhës shqipe në lodrat e ndryshme që kërkojnë instruksione përdorimi duhet që të bëhet ankesa pranë ISHMT-së, atëherë nis edhe ndjekja në bazë të procedurave.

Qendra “Konsumatori shqiptar” bën me dije se janë këto lodrat e nënshtruara ekspertimit, prej të cilave kanë dalë edhe lloji i produkteve që u detyrua të ndërhyhej në treg.

/FJALA.al


Të fundit

5 gratë më mizore në histori

Çdo periudhë historike ka të mirat dhe të këqijat. Dhe sigurisht më shpesh në qendër të veprave të këqija...

Pse Kadare duhet ta marrë çmimin Nobel?

Nga Alda Bardhyli  Kanë mbetur vetëm dy orë nga koha kur Akademia Suedeze do të shpallë nobelin për letërsi për vitin 2022. Kureshtja e gjithë...

VIDEO/ Gjykimi kontravers në sfidën Inter-Barça, arbitri: “Duart ishin të Ansu Fatit”

Barcelona u dëmtua qartë nga arbitrimi i Slavko Vinčić. Për Blaugranat, arbitri nuk dha një penallti të pastër pas prekjes me dorë nga Dumfries...

“Dhjetë vjet kemi pritur ”, dramat e familjeve të lëna pas nga shqiptarët e vrarë në Siri

Kalvari i Salushe Seferit nisi në vitin 2013, kur vajza e saj, Ruzhdie Balliu, u largua nga Shqipëria për në Siri. Ky kalvar përfundoi,...

Salianji “ironi” me Bashën: Deri tani e ka mbajtur dikush nga ne rekordin në matematikë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka tallur Lulzim Bashën lidhur me gabimet që ai bënte në matematikë. Për Salianjin, të njëjtën gjë bëri edhe...

Lajme të tjera

Web TV