“Tkurret” Shqipëria, lindjet bien me 1.3 %, vdekjet rriten me 0,6 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rënia e numrit të lindjeve, emigrimi dhe rritja e numrit të vdekje po tkurrin çdo ditë Shqipërinë. Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte 21.937 persona, duke shënuar një rritje me 0,6 %. krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2019 shënon 2.489 lindje më shumë se sa vdekje, duke pasur një rritje me 33,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga INSTAT sipas të cilit mësohet se shtesa natoryre e popullsisë për vitin 2019 është 6.624, duke shënuar rënie me 7,1 %, krahasuar me një vit më parë, tremujorin e katërt 2019, nëntë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tre qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e katërt 2019, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.147 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.

Lindjet

Në tremujorin e katërt 2019, njëmbëdhjetë qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ndërsa vetëm një qark ka pësuar rënie. Në tremujorin e katërt 2019, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.525 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 160 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, e zë qarku i Kukësit me 45,6 %, vetëm qarku i Elbasanit ka pësuar rënie me 2,6 %. Gjatë vitit 2019, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie.

Lexo edhe :  Ngrirja e financimit të Trump po shkakton panik

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë qarku i Kukësit me 15,9 %, ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

Vdekjet

Në tremujorin e katërt 2019, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë pasur rritje. Në tremujorin e katërt 2019, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit me 124 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës me 1.378 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të katërt 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, e zë qarku i Fierit me 12,1 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje, e zë qarku i Kukësit me 21,6 %

Gjatë vitit 2019, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënuar rritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi, në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4 %.

Të fundit

Përparimet e Celtic në Ligën e Kampionëve i kanë bërë ata sërish një entitet serioz

Për më shumë se një dekadë klubi i hodhi duart në sfidën në Evropë, por ekipi i Rodgers tani...

Evropa po sheh nga Gjermania për udhëheqje – por zgjedhjet do t’i shuajnë sërish shpresat

CDU është një lojtar i madh në parlamentin evropian, por fitorja e saj e parashikuar këtë të dielë nuk do të ndryshojë fokusin e...

Diploma, më shumë një status sesa një mundësi punësimi

Nga Leonard Veizi Diploma nuk është më një mjet me të cilin mund të çash në jetë. Madje, ndodh të jetë më shumë një aksesor...

E gjithë Bashkia në shesh, Rama mbështetje për “Lali Erin”

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në “Sheshin Skënderbej” administratën e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë të gjithë sektorët. Në një ligjërim të gjatë, Rama vlerësoi...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 21 shkurt 2025

Sot, më datë 21 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet me 99.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Lajme të tjera

Web TV