E futi në listën e Barçës për ndeshjen me Getafen, Setien flet për Manajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj është përzgjedhur nga trajneri i skuadrës së parë të Barcelonës, Quique Setien, që nesër të jetë pjesë e  listës së lojtarëve të grumbulluar për të luajtur me Getafen.

Duket se ëndrra e shqiptari për të luajtur përkrah yllit argjentinas Lionel Messit po realizohet. Në këtë sfidë Rey do të mbajë numri 41 në fanellën e tij.

Ai është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, por deri më tani nuk ishte thirrur për ndeshje zyrtare, ndërsa është zyrtarizuar pjesëmarrja e tij në takimin e katalunasve me Getafen që do zhvillohet nesër në orën 16:00 në “Camp Nou”.

Në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët për grumbullimin e Manajt, Setien ka thënë: “Ai ka karakteristika shumë të mira dhe mund të japë diçka në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne e kemi përfshirë në listë. Ne marrim lojtar nga ekipi i dytë, pasi ne dimë që ata mund të na ndihmojnë”./Fjala.al/

 

Të fundit

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë...

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në...

Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë...

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se...

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto janë justifikimet që i serviren...

Lajme të tjera

Web TV