Anija ishte penalizuar disa herë, por solli sërish mbetje të rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trageti i cili solli mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri është penalizuar disa herë, por ia ka hedhur paq, pa asnjë ndëshkim derisa u kap dje në portin e Vlorës me ngarkesën me mbetje toksike.

Kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve shqiptare. Këtë fakt e pranon vetë Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila ka bllokuar anijen.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu, deklaroi se është ngritur një grup pune për të bërë një analizë të gjithë situatës. Sipas Ndreut, nga inspektimi i kryer rezulton se mallrat e anijes “S.T. Damian”, në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, ndërsa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare thekson gjithashtu se anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra-ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj, sa i takon mënyrës së operimit dhe thyerjes së rregullave dhe urdhrave në ujërat territorial të Republikës së Shqipërisë.

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj (Panama) dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, shpjegoi drejtori Ndreu.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Një ditë më parë  në Portin e Vlorës u ndalua një anije e linjës Brindisi-Vlorë. Ajo transportonte një sasi lëndësh të rrezikshme, e cila bë shkak edhe për arrestimin e 6 personave, midis tyre drejtuesit të anijes dhe zëvendësit të tij.

Të fundit

OBSH publikon raportin për pasojat e COVID-19 te fëmijët: Rritje e obezitetit!

Pandemia COVID 19 ka përfunduar por pasojat e saj, vazhdojnë të ndihen ende në shumë fusha e veçanërisht atë...

Romeo shpërthen në akuza ndaj Eglës, aktorja ia thotë troç: Do më puthësh prapë duart

Romeo Veshaj e ka quajtur Eglën tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri. Mëngjesin e sotëm, Egla i tha se ai do ia...

Kërkuan ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie’, GJKKO merr vendimin për Berishën e Malltezin

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, duke i lënë sërish në ‘arrest shtëpie’. Në një dalje...

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike

Gjatë prezantimit të Strategjinsë së tretë të Menaxhimit të Financave Publike, drejtori i Bankës Botërore vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit. "Duhet ruajtur disiplina fiskale nëpërmjet menaxhimit...

Vdekja misterioze e çiftit në Dropull, zbardhen detaje të bujshme, ja pista kryesore

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e...

Lajme të tjera

Web TV