“Mikpritje vëllazërore”/ Pas nderimit të Ali Ahmetit, Rama në zyrën e Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ceremonisë për nderimin e Ali Ahmetit si “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë një ndalesë edhe në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, së bashku me Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ishte ky i fundit që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Ramës dhe Veliajt në zyrën e kryebashkiakut.

“Një selfie ikonike në një ditë speciale. Mikpritje vëllazërore Edi Rama dhe Erion Veliaj, dhe ngjarje që do të mbahet mend në nderim të Ali Ahmetit dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai krahas fotos.

Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” me propozim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ishin të pranishëm kryeministri Rama, ish Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera të rëndësishme shqiptare./    S.M

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artan Grubi (@artangrubi)

Të fundit

Modelja 26-vjeçare humb jetën gjatë lojës erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj. Sipas gjyqit...

Botox me banane: Trajtimi me zero para që thonë se ju rinon 10 vite

Botox, shiringa dhe një faturë e majme te dermatologu? Jo faleminderit. Për të pasur lëkurë të butë dhe të ushqyer, mjafton të hapni frigoriferin,...

Pas denoncimit në Rai3, zbarkon në SPAK sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë

Pas publikimit të dokumentarit nga Rai3 si i implikuar në paktin e emigrantëve në marrëveshjen Rama-Meloni, Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në...

‘Mirror’: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë...

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV