Njihuni me deputetin e parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut.

35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg.

Sami Musa ka kandiduar në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shumë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land.

Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Por partneri i deritanishëm i SPD në koalicion, ekologjistët, kanë dyfishuar numrin e votave (me mbi 24%) dhe në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët, por do të forcojnë pushtetin.

Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova, Sami Musa. Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozharani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria.

Musa deputeti i parë shqiptar

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa, një afarist i kahershëm në Hamburg.

Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa, i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale. “Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut”, konfirmon Sami Musa.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se “votuesit janë angazhuar për demokraci”, ndërsa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike.

“Unë nuk dua të pres që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne, por dua të jap kontributin tim që gjërat t’i ndryshojë së bashku”, thotë për DW, Sami Musa. Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij, por edhe mediat gjermane./DW/

Të fundit

“Mos ke qenë në shtrat me bandat? Turp të kesh!”/ Sherr mes Bushatit dhe Zogajt

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me...

Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

Pas një pritjeje të gjatë, Real Madrid ka publikuar deklaratën zyrtare ku njofton largimin e Carlo Ancelottit. Në njoftimin, të publikuar në faqen e...

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i PD Sali  Berisha dhe kandidati...

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së tyre. Dhe gjithçka ishte e...

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund....

Lajme të tjera

Web TV