Marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ja çfarë deklaron Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një kohë të gjatë, rreth 25 vite, nuk kishim vizita zyrtare të rangut të lartë të politikanëve midis Shqipërisë dhe Rusisë. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Moskë më ftesë të Sergey Lavrov duket se u theu pak akujt.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pyet  për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lavrov theksoi se është pala shqiptare që duhet të përgjigjet për këtë çështje. Ministri tha se Rusia e kupton qëllimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por nuk sheh asnjë arsye përse marrëdhëniet me Rusinë të mos zhvillohen.

Është pala shqiptare që duhet ti përgjigjet kësaj pyetje. Ne i dimë qëllimet e Shqipërisë për anëtarësimet në BE dhe e kuptojmë që është një realitet politik. Shqipëria mund të jetë një nga ato shembujt që detyrimet e ndalojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Nuk shoh asnjë arsye përse mos të zhvillohen”, tha Lavrov.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ministri rus u përqendrua te rezoluta 12/44 e OKB-së, duke iu shmangur përgjigjes nëse Rusia mund ta njoh ose jo pavarësinë. Gjithsesi, ai bëri me dije se Moska do të mbështesë çdo marrëveshje që do të arrihet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ju pyetët nëse mund të mendojë ndonjë datë se kur Rusia do të njoh Kosovën. Është ajo çfarë përmendi kryeministri që duhet të ketë zbatim për atë që bihet dakord. Ka një rezolutë 12/44, e cila është miratuar dhe ka një sërë marrëveshjesh të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me negocimin e BE-së, siç është asosacionin i komunave serbe. Marrëveshja është arritur 6 vite më parë dhe Prishtina refuzon ta zbatojë. Ne mbështesim çdo marrëveshje që do të arrihet. Këmbëngul që kjo çështje të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve që janë arritur”, u përgjigj Sergey Lavrov.

Rama: Rusia nuk është armike e bashkëpunëtorëve tanë

 

Të fundit

Shtohet depresioni tek adoleshentët, ekspertët: Të rinjtë refuzojnë ndihmën e psikologut

1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç vuan nga një çrregullim i shëndetit mendor. Specialistët rendisin disa faktorët të...

Momente tmerri gjatë uljes së avionit në Kanada, njëri nga krahët mori flakë (VIDEO)

Pasagjerët e Air Canada përjetuan momente tmerri kur zbarkuan në aeroportin Halifax në orët e para të së dielës. Siç shihet në videot e postuara nga pasagjerët...

Gjeorgjia në krizë/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize...

Mandarina nuk po blihet/ Konsumatorët frikë nga pesticidet, apeli i Ministrisë nuk ndikoi

Pas kthimit nga vendeve e Bashkimit Evropian të kamionëve me mandarina shqiptare, pasi u evidentua prania e pesticideve të ndaluara, ky frut po has...

Fluks në Qafë Thanë/ Autoritetet doganore punojnë me 4 sportele për të shmangur radhët

Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri por...

Lajme të tjera

Web TV