Nga Moska, Rama: Kemi fituar luftën, tani duhet të fitojmë paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Moskë në cilësinë e kryetarit të OSBE ka treguar detaje nga takimi që kishte me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rama u shpreh se ka bërë lobim për Kosovën, se Serbia bën mirë për veten e saj që të njohë shtetin e Kosovës.

Rama vlerësoi se faktori shqiptar duhet ta nxisë dialogun Kosovë – Serbi, pasi bisedimet janë në favor të kombit shqiptar.

Nuk ka gabim më të madh nga ana jonë si shqiptarë që t’i ikim dialogun, t’i frikemi dialogut e të vendosim parakushte për dialogun. Këtë e bëjnë humbësit, jo fituesit. Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe tani duhet të fitojnë paqen dhe duhet të zgjidhin këtë problem e të jenë aktivë në zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë kontekst dhe pozicionet ekstreme e idiote të etiketimit si tradhtar të atyre që shtyjnë përpara janë shprehje e frikës. Patjetër është e frikshme lufta por paqja dhe përpjekja për paqe është shumë e frikshme për atë që është mbijetesa në pushtet”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se me Lavrov është përcaktuar më herët axhenda e bisedimeve. Sa i përket Kosovës, Rama tha se diskutimi që është bërë për ndarjen e saj është përgatitur në një kuzhinë mizerabël për të ushqyer dhe për helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të shtirur.

Unë kam vetëm keqardhje që pason neverinë që ndiej kur shoh se si personazhe të caktuara të jetës publike në Prishtinë apo Tiranë lëshohen kundër apo ndërsejnë të tjerë për akuza për tradhtira e konspiracione. Përkundrazi mbetem në pozicionin tim.

Ishte e pamundur të imagjinohej dhe sjellja si humbësa dhe si derdimenë provincialë që interesohen vetëm për pjesën e tyre në tepsinë e pushtetit është prezumim për defaktorizim të Kosovës gjë që ushqehet nga disa faktorë në Tiranë që nuk kanë asnjë lidhje me një vizion strategjik. Në Moskë erdha si kryesues i OSBE-së. Përpara vizitës ne ia bëmë shumë të qartë palët ruse se nëse do flasim për marrëdhënie bilaterale duhet të flasim për një temë të gjerë, nëse do jetë në nivel ministrash do flasim vetëm për OSBE-në. Futja në temë e ministrit rus, ishte që në bisedën që patëm para se dilnim në media, ishte një mundësi për të mbajtur qëndrim pa u dukur sikur po bëjmë provokime. Qëndrimi ynë nuk negociohet.

Unë kam qenë dhe mbetem në të njëjtin dispozicion. Diskutimi që është bërë për ndarjen e Kosovës është përgatitur në një kuzhinë mizerabël për të ushqyer dhe për helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të shtirur. Thjesht e vetëm shfrytëzon territore shpirtërore që janë të gatshëm ta marrin këtë ushqim”, tha Rama në një lidhje direkte me News24.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV