“Jemi të gjithë fitues”, Olsi Rama flet për rikthimin e Malës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ndryshim nga ç’jemi mësuar të shohim vazhdimisht në konferencën për mediat para derbit trajnerin e Partizanit Adolfo Sormani nuk e ka shoqëruar një lojtar, por presidenti Olsi Rama.

Rama ka zgjedhur të flasë vetë me gazetarët për klubin pritshmëritë si dhe ka sqaruar edhe çështjen e mesfushorit Esat Mala dhe rikthimin e tij te grupi i parë i të kuqve.

I pyetur në lidhje me rikthimin e Malës, Rama është shprehur se nëse do të jepet mundësia për një transferim të lojtarit nga Prizëreni jashtë atëherë atij do i lejohet të largohet.

“Situata e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikës së klubit për të investuar te lojtarët e rinj. Në mënyrë që të rritet sportivisht dhe ekonomikisht. Qëlloi që ishte Mala, por mund të ishte çdo lojtar tjetër. Për rinovimin e kontratës së Malës, kemi punuar edhe vjet dhe kemi bërë hapa para. Ne me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi arritur një akord, që ai do të jetë lojtari i Partizanit dhe do luajë për të në Shqipëri.

Do t’i krijojmë mundësinë që ai të luajë jashtë dhe në momentin që do të vijnë ofertat dhe do të jenë të mira do merren parasysh. Duke parë vlerat e tij si lojtar dhe si person, vendosëm që ta riintegronim në ekipin e parë që të shfaqë gjithçka dhe të kontribuojë për Partizanin. Bashkëpunimi nuk është vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Nëse atij i vjen një ofertë nga një kampionat prestigjoz do ia mundësojmë që ai të shkojë.”-është shprehur kreu i Partizanit.

Ndërsa i pyetur se nëse ka të fituar nga kjo ngjarje, Olsi Rama ka thënë që nuk ka humbës.

Lexo edhe :  10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

“Në këtë situatë janë të gjithë fitues”-ka thënë ai./Fjala.al/

Të fundit

Ish-drejtuesi i ‘OpenAI’ lëshon deklaratën tronditëse: Kompania nuk ka përparësi…

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave,...

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Media Al Jazeera shkruan...

Këta janë 5 finalistët e “Big Brother VIP 3”

Romeo Veshaj, Jul Deda, Heidi Baci, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë pesë finalistët e “Big Brother VIP 3”. Këtë vit do jenë 5 finalistë...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, ja si parashikohet mot sot

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë...

Horoskopi ditor, 19 Maj 2024

Dashi Dielli dhe Hëna do ua bëjnë gjërat shumë të vështira sot dhe do e keni të vështirë t’i arrini objektivat që i keni vënë...

Lajme të tjera

Web TV