Më shumë se 83.000 njerëz janë infektuar dhe 47 shtete kanë konfirmuar raste me koronavirusin e ri, Covid-19 . Që prej momentit që koronavirusi është shfaqur deri këtë të premte janë regjistruar 2.858 vdekje dhe 36.606 të shëruar.
Ditët e fundit janë raportuar më shumë raste të reja jashtë Kinës, ku shpërthimi filloi në muajin dhjetor. Kina izoloi rreth 700 milion njerëz për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Italia është vendi që ka shënuar më shumë raste të prekura me koroanvirus në Evropë. Raportohen 655 të infektuar dhe 17 vdekje. Rajonet e infektuara janë: Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Piemonte, Toscana, Trentino Alto Adige, Liguria, Sicilia, Marche, Lazio, San Marino.
Koronavirusi ka pushtuar edhe vendet nordike. Pas Italisë, është shënuar edhe rasti i parë me koronavirus në Danimarkë dhe Norvegji. Të cilat raportojnë nga një të infektuar.
Rumania ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus më 26 shkurt, personi i infektuar është një burrë që kishte udhëtuar në Itali.
Gjermania raporton 48 raste të konfirmuara, nga ku 16 janë shëruar.
Kroacia ka raportuar 3 raste të personave të infektuar me koronavirus.
Austria ka konfirmuar 3 raste të infektuarve me koronavirus.
Maqedonia e Veriut raporton 1 të prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një paciente të ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar. Ajo është e shtruar në repartin e infektologjisë, por është në gjendje stabile.
Greqia konfrimon 3 raste të personave të infektuar nga koronavirusi. Pas gruas 38-vjeçare e cila u konfirmua më herët me koronaviurs, autoritetet greke kanë bërë me dije se dhe dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për fëmijën e gruas 38-vjeçare dhe për një grua tjetër nga Athina e cila kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.
Zvicra ka konfirmuar 8 persona të infektuar me koronavirus.
Spanja konfirmon 25 raste të infektuar me koronavirus, ku 2 janë shëruar dhe 23 të tjerë janë duke u mjekuar.
Ministri i shëndetësisë në Francë tha se kishte një rritje të konsiderueshme të rasteve të prekura me koronavirus. Autoritetet konfirmuan 38 raste të enjten, dyfish më shumë se rastet e raportuara më parë. Disa nga rastet e konfirmuara ishin të lidhura me njerëz që ishin kthyer kohët e fundit nga Italia, ndërsa dy të tjerët kohët e fundit ishin kthyer nga një udhëtim në Egjipt. Një prej të infektuarve është në kujdesin intensiv në një spital në Lyon./Fjala.al