Alarmi nga koronavirusi ka bërë që disa ndeshje të Serisë A të shtyhen, ndërsa disa të tjera të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Deri më sot ishte përfolur se takimi midis Juventusit dhe Interit do të zhvillohej me tifozë, mirëpo ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi zyrtar.
Ndeshjet Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Milan-Genova, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia do të zhvillohen të gjitha me dyer të mbyllura.
Ky vendim u mor me shpresat dhe negociatat e minutës së fundit për të marrë masa nga ngjarjet publike në mes të shpërthimit të koronavirusit.
Deri më tani janë konfirmuar plot 580 raste në veri të Italisë dhe plot 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi./Fjala.al/