Frikë nga provokimet? Presidenca: Më 2 mars, qytetarët të regjistrojnë çdo gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka kërkuar nga qytetarët që do i bashkohen manifestimit të 2 marsit që të bashkëpunojnë në “realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike”.

“Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”, shkruan Blushi.

Duket se Presidenca i frikësohet ndonjë provokimi të mundshëm gjatë manifestimit, ndaj kërkon nga qytetarët që të regjistrojnë çdo ngjarje me celularët e tyre.

Reagimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

pranverakuqezi@president.al

beselidhja@president.al

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! ??

Të fundit

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Lajme të tjera

Web TV