Një “karantinë” për perversët e arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Pervers i shekullit të ri, mësues i pështirë në shpirt, një gjahtar vajzash që janë edhe më të mitura se të vegjlit e tij. Prindërit i përcjellin me sy deri në derë të shkollës fëmijët dhe ndihen të sigurt se brenda mureve të arsimit marrin dije dhe bëhen të aftë për të qenë në mos profesionistë, qytetarë të mirë. Pasiguria është pikërisht aty, ku maniakë-mësuesit nxënëset e mitura i shohin si “mish i njomë” për “dhëmbët” e tyre të vjetruar që mbajnë erë alkool, duhan dhe kurvëri. Kjo ndodhi në shkollën e mesme të muzikës “Jakov Xoxa” në Fier. Mësuesi Agron Bego u arrestua pas skandalit të bërë publik nga emisioni investigativ “Stop”. Ai i kërkonte favore seksuale nxënëses me pretekstin se do t’i rregullonte çështjen e mungesave dhe si shpërblim të jepte trupin e saj për atë monstër.

Por çështja nuk ishte e kufizuar vetëm te një mësues pervers që shkel betimin e shenjtë të mësimdhënësit dhe abuzon me nxënëset e tij të mitura. Më keq akoma, në atë shkollë ekziston një skandal i përmasave më të mëdha, që nxjerr zbuluar një sistem të kalbur arsimor dhe në mënyrë të dhimbshme godet apatinë e shoqërisë sonë.

Pa u shuar jehona e arrestimit të tij, në Fier, në të njëjtën shkollë, doli një tjetër mësues pis dhe në mos qofshin edhe më shumë se dy… Janë publikuar mesazhe mes kufirit erotik dhe pornografik të kolegut të Begos me nxënësen e tij, edhe ajo e mitur, as 15 vjeçe. E meritojnë të quhen perversë, por perversitetin e vërtetë e paskemi edhe si shoqëri dhe institucione. Monstra gjen monstrën, batakçiun, sekserin dhe seksistin e shpifur dhe skandali kalon nga arsimi në drejtësi. Një palaço që e quante veten “avokati 007”, mbrojti të singjashmin e tij Agron, jo nëpërmjet ligjit, por pisllëkut, duke kërkuar që t’i ndryshojë dëshminë vajzës që denoncoi rastin e skandalit seksual. Nën atë llum që qarkullojnë shushunja të eksituara edhe vetë avokati pohon se Agroni ishte i të 99-ave dhe kishte dashnore plot, madje vajzën që denoncoi ia kishin lënë në përkujdesje prindërit, të cilët ishin në një zonë me atë qoftëlargun që sot qëndron në burg. Ky avokat përfundoi në qeli, shpresojmë që ajo gropë e lagësht e rrethuar me hekura të ketë numrin “007”, që t’i kujtohet sa herë të hapë sytë. Prangat nuk u tundën se funksionon ligji penal apo ligjësia qytetare, thjesht duhet një shfaqje propagandistike për të mbuluar skandalin e publikuar nga mediat dhe pa dashje u prishi imazhin institucioneve tona të arsimit, nga poshtë deri lart, shumë lart. Këtu Ministria nuk duron, “imazhin mos ia prek”, por nxënëset e mitura le të “preken”… Zyra Arsimore në Fier, madje edhe Ministria e Arsimit, sot të tregojnë masat që kanë marrë, kanë guxim të bëjnë moral se mediat nuk duhet të merren me këtë rast të izoluar, sipas tyre. Bota e tyre haluçinative nuk është jona, e vërteta dhemb edhe më shumë se biseda e pisët e atij profesori që sillej si zhvirgjërues i fateve të pacenuara.

Mësues të tillë mund të ketë kudo, jo vetëm në këtë copëz Shqipëri të krekosur nga pangopësia e mishit të kuq të pjekur në hell dhe “mishit të bardhë” për jargavitjen e burrave të parealizuar, që në këtë rast mbante edhe statusin e mësuesit. Ndryshimi është i madh, pasi kudo, përtej kufirit tonë institucionet reagojnë, nuk fshihen, nuk e relativizojnë paligjshmërinë dhe etikën morale. Reagim fort i vakët nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Duhet të rendnin në atë shkollë dhe ta kthenin në “karantinë turpi”! Ta shkundin mirë nga fillimi deri në fund dhe dërgojnë një grup të madh psikologësh “të pavarur” që të merren me gjendjen emocionale të vajzave të abuzuara.

Lexo edhe :  Amnistia Penale/ Lirimi i të dënuarve të korruptuar, përplasje e ashpër Basha-Manja

Apo punë kurvash… Ka plot të tillë që në kafenetë dhe kabaretë ku pihet raki e zier dy herë dhe të mbyt sytë duhani i fortë, Agroni quhet danoç, bos, zhigolo, kurse e dhunuara merr epitetin e rëndë, kurvë gjithë jetën. Në atë shkollë, muzika dirigjohej nga Agroni që qëmtonte vajzat e hijshme dhe niste atë gjuajtjen e pështirë, në fillim me batuta tërheqjeje, pastaj me prekje e në fund kërkonte raport seksual. Xhelozi e madhe edhe nga një tjetër mësues, kolegu i Agronit, që u vu në garë se kush do të “kapte” më shumë.

Prindërit e atyre vajzave dhe djemve nxënës të shkollës “Jakov Xoxa” sot jo vetëm nuk reagojnë, por fshihen. Nuk dolën në protestë për të mbrojtur krijesën e tyre, t’i vinin shiritin e turpit çdo ngrehine, brenda së cilës preket trupi, sedra, psikika e të miturve. Jo se kanë alergji nga protestat, përkundrazi, mund të jenë demonstrues të zjarrtë të çdo mitingu partiak, majtas, djathtas në qendër apo kudo ku thërret politika. Shoqëria del si mizë-milet, kur bëhet muzikë tallava në sheshin e qytetit. Ia marrin këngës e valles, qëndrojnë deri vonë natën sa u lodhen këmbët, u ikën zëri nga isot që mbajnë, por nuk bëhen bashkë as një grusht burrash e grash për të zaptuar shkollën, të kërkojnë llogari, se veç të tjerash, me taksat e tyre paguhej ai mësues pervers. Të bëhen shembull për të tjerët, sepse ka mijëra arsimtarë që jetojnë pa perversitet, me dinjitet dhe halle mbi shpinë, ndërsa nxënësin e shohin si të ishte fëmija e tyre. Heshtja nxit “Agronë” të tjerë për të kërkuar vajza të mitura për epshet e tyre dhe kur ia arrijnë qëllimit me dhunë, mashtrim, duke i shantazhuar për një notë, u vendosin edhe epitetin: kurva! Të përdalët nuk janë viktimat e një abuzimi, por shoqëria që Agronin e justifikojnë; po ajo vajza përse mungonte në shkollë, mos e ka “kruajtur” vetë?! E të gjitha këto për një të mitur që mund të ketë ekzaltimin e adoleshencës, por e quajnë kandidate për një grua të përdalë. Shoqëri e nënshtruar. Shqiptari të “vret për nder”…, se kujt i shkoi në mendje ta mbushte një popull të tërë me këtë mit të stisur prej shekujsh. Po, ai vret gruan se mendon se ajo e tradhton në imagjinatë, që e pa me komshiun duke u shkëmbyer në rrugë dhe se si i foli. E vret se përse i denoncon dhunën dhe harron fëmijën që lë pas, pranon burgun dhe vajzën sot ua lë në dorë “Agronëve” dhe institucioneve të arsimit që me apatinë e tyre, të qëllimshme apo për paaftësi, sot bëhet një me “Gon zhigolonë”, për aq kohë sa viktimën e quan kurvë!/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV