Pak orë para protestës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim ministrat dhe deputetet. Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa nuk ka detaje.
Por takimi i kryeministrit me siguri ka një tjetër agjendë. Ai vjen pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet hapja e negociatave.
Komisioni ka vlerësuar pozitivisht përparimin e vendit. thuhet se Shqipëria ka rritur përpjekjet dhe ka treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore.