Mbyllet java e 25-ë e Superligës/ Kukësi e Partizani zhgënjejnë sërish, Tirana vazhdon dominimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takime me pak gola ishte java e 25-ë e Kategorisë Superiore, nga ku Tirana vazhdon të qëndrojë e palëkudur në krye të renditjes.

Sapo janë mbyllur katër takimet e fundit të Superligës dhe mund të themi se Kukësi e Partizani vazhdojnë të jenë në pozita jo të favorizueshme.

Verlindorët e kryesuar tashmë nga trajneri ri Orges Shehi, pasi në fundjavë Shpëtim Duro u shkarkua nga stoli, nuk ia kanë dalë të rikthejnë fitoren në Shkodër. Ndeshja midis Kukësit dhe Vllaznisë është mbyllur me barazimin 0-0, rezultat ky që i shkëput akoma më shumë verilindorët nga kreu i kategorisë, duke qëndruar në kuotën e 44 pikëve.

Ndërkohë kampionët në fuqi të Shqipërisë, Partizani është mundur sërish. Skuadra e Teutës ia ka dalë që të fitojë përballë të kuqve të kryeqytetit me rezultatin 0-1. Ishte Sherif Kallaku ai që arriti të shënonte në portën e “Demave” në minutën e 68-ë, duke i dhënë “Djemve të Detit” 3 pikë të rëndësishme që i pozicionojnë në vend të 4-t.

Tirana vazhdon të tregojë dominimin e saj në çdo ndeshje dhe në takimin e sotëm me Flamurtarin në Vlorë ia ka dalë që të marrë një fitore bindëse. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, ku golin e parë për bardheblutë e ka shënuar me anë të një autogoli Jurgen Vrapi në minutën e 33-ë të lojës, duke i dhënë avantazhin skuadrës kundërshtare, ndërsa në minutën e 88-ë të lojës skuadra e kryeqytetit dyfishoi rezultatet me anë të golit të Winful Cobbinah, duke siguruar akoma më shumë vendin e parë të Superligës, të cilin e mban në kuotën e 50 pikëve.

Takimi Skënderbeu-Luftëtari u mbyll me triumfin e korçarëve me rezultatin 2-0, duke u ngritur kështu në renditje e kaluar në vendin e 6-ë të kategorisë, e zbritur në të njëjtën kohë Bylisin në vend të 7-ë. Golat për korçarët janë shënuar nga Alfred Mensah në minutën e 18-ë të lojës, i cili i dha avantazhin ekipit të tij dhe më pas ky rezultat u dyfishua nga Bajram Jashanica në minutën e 60-ë.

Lexo edhe :  Ish-trajneri i Real Madridit merr drejtimin e Katarit! Firmos kontratë për dy vite

Ndërsa Laçi dhe Bylisi luajtën në orën 14:00, takim nga i cili kurbinasit arritën të fitonin me rezultatin 2-1. Goli i parë i  këtij takimi u shënua nga Bedri Greca në minutën e 57-ë të lojës, por ku rezultat u barazua nga Emiliano Sueiro në minutën e 64-t me anë të një penalltie.

Megjithatë Laçi arriti që të merrte sërish avantazhin në minutën e 85-ë të lojës me anë të golit të Donald Rapos dhe në të njëjtën kohë arriti që të merrte vendin e 3-ë në renditjen e Kategorisë Superiore./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV