Kush është Marash Kumbulla, talenti shqiptar që po shkëlqen në Serinë A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hellas Verona ka prodhuar disa lojtarë të shquar gjatë dekadës së fundit. Ajo nuk është si Ajaksi dhe Monakoja, kur bëhet fjalë për prodhimin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar, megjithatë është akoma një forcë e frikshme.

Ivan Juriç, trajneri i Veronës mund të mburret me një talent si 20-vjeçari shqiptar Marash Kumbulla. Momentalisht mbrojtësi është talenti më i mirë i të rinjve në Hellas Verona në këtë sezon.

Marash Kumbulla është lindur më 8 shkurt të vitit 2000 në Peskiera Del Grada të Italisë, ndaj përveç shtetësisë shqiptare ai mban dhe atë italiane. Ai luan me Veronën në një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2022. Marashi po zhvillon një përparim me nivel shumë të lartë në Serinë A këtë sezon. Që nga momenti kur nënshkroi për këtë klub, Kumbulla i ka habitur të gjithë me lojën dhe performancën e lartë.

Është vërtet e vështirë të shohësh një mbrojtës që mund të shënojë dhe në të njëjtën kohë të parandalosh kundërshtarët, por Marashi është nga të paktët që arrin t’i bëjë të dyja.

Marash Kumbulla është një djalë i ri i mrekullueshëm, që zotëron të gjitha tiparet e nevojshme që të gjithë mbrojtësit duhet të kenë. Ai është 185 cm i gjatë dhe i fortë fizikisht, gjë që e bën atë një kërcënim të drejtpërdrejtë për kundërshtarët. Aftësia e tij për të filluar sulm nga mbrapa me pasime të gjata është në nivelin më të lartë të mundshëm. Në mbrojtje, shqiptari ka aftësinë dhe tiparet për të fituar topa nga ajri kundër kundërshtarëve të tij. 20-vjeçari tregon forcë të mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen, pasi është i vetëdijshëm për lëvizjet trupore të sulmuesve të tij. Aftësitë agresive për të shënuar dhe qëndrueshmëria përballë kundërshtarëve e bëjnë atë të qëndrojë në mbrojtje. Është një gëzim i madh të shikosh Marashin, teksa luan nga mbrapa dhe nuk është fare e habitshme që skuadrat më të mëdha janë të interesuara për të.

Ajo për të cilën shumica e mbrojtësve duhet të dallohen, është aftësia për të lënë në hije sulmuesit e skuadrave rivale dhe të dalin në krye në çdo sfidë. Marash Kumbulla ka atë që duhet për të qenë një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Kombinuar me lartësinë dhe ndjenjën e mirë të pozicionimit, ai është një forcë masive si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Fizikisht, ai i ka të gjitha. Siç u tha më parë, shokët dhe menaxherët e Marashit do të ishin të lumtur për personalitetin dhe elegancën e tij. Fuqia e tij brutale luan një rol masiv, ndërsa ka vendosmëri dhe qëndrueshmëri të pastër për të duruar forcat e plota të lojës. Marash Kumbulla me të vërtetë mbizotëron fushën e tij të lojës.

Megjithatë, shkenca shpjegon se njerëzit e gjatë, që kanë një qendër të lartë graviteti, mund ta kenë të vështirë të marrin ritmin. Si çdo mbrojtës, Marashi nuk shkëlqen shumë në aftësitë e tij sulmuese, nëse do të bëjmë këtu një krahasim me lojtarët më të mirë aktualë në sulm. Ai mund të dërgojë kalime të gjata te shokët e tij të skuadrës, por e ka të vështirë të nxisë sulmin. Shkalla e tij e punës është e mirë, krejt në rregull, por teknikisht, ai është pak i dobët. Këto janë fushat e lojës ku çdo futbollist duhet të punojë vetë për të zotëruar dhe me kohën ai do të përmirësohet. Marashi ka nevojë vetëm për njerëzit e duhur përreth për ta motivuar dhe mësuar atë se si të përmirësohet.

Marash Kumbulla ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm, duke pasur rendiment të lartë në të gjitha përballjet ku është aktivizuar. Kumbulla ka treguar tashmë se është një material i parë i ekipit, duke siguruar shfaqje të qëndrueshme në mënyrë të vazhdueshme. Seria A dihet se është e ashpër dhe e ligë. Një ligë e cila ka prodhuar disa nga mbrojtësit më të mirë në botë. Ndërsa Marash Kumbulla është vetëm 20 vjeç dhe tashmë të bën përshtypje që në këtë platformë shumë të vështirë të bëjë një arritje shumë mbresëlënëse.

Lexo edhe :  Shqipëria përshpejton transformimin digjital të ekonomisë me mbështetjen e Mastercard

Nuk është habi që Verona është në gjendje të prodhojë një talent të tillë si Marash Kumbulla. Ai po kalon një sezon “mega”. Instinkti i tij natyror për t’u mbrojtur është real. Një mbrojtës i papërpunuar dhe i pastër. Duke prodhuar performanca kaq të mira këtë vit, ai u thirr në kombëtaren e futbollit të Shqipërisë në moshën 19-vjeçare.

Marash Kumbulla ka bërë një rrugë shumë të gjatë për t’u bërë ai që është sot. Në 3 vitet e kaluara ai zhvilloi rreth 68 paraqitje, nga të cilat 22 paraqitje me U-17 dhe 46 paraqitje me U-19 përkatësisht. Në sezonin 2018-2019 ai shënoi një kontratë me ekipin e parë të Veronës ku vetëm 3 ndeshje luajti atë sezon. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi këtë sezon (2019-2020), kur ai tani është një lojtar themelor i ekipit të parë dhe ka zhvilluar 18 ndeshje me këtë skuadër.

Marash Kumbulla është një lojtar shumë interesant. Ai nuk ka lëvizur në shumë klube, megjithatë ai u ngjit brenda Veronës mjaft shpejt. Kjo do të thotë vetëm një gjë, që Marash Kumbulla është një lojtar shumë i talentuar. Kumbulla duket premtues dhe si një lojtar që ka për të shkëlqyer akoma më shumë në të ardhmen.

Në një verifikim në “Transfermarkt” portali që nxjerr vlerat e merkatos të çdo futbollisti, që nga muaji qershor kartoni i Marashit ka pësuar një rritje stratosferike. Në qershor kartoni i tij vlente vetëm 75 mijë euro, para një jave kishte vlerën e 10 milionë eurove që është një rritje goxha e konsiderueshme për një periudhë disamujore, ndërsa për vetëm 7 ditë të tjera kartoni i 20-vjeçarit ka shkuar në 25 milionë euro.

Pavarësisht çmimit të kartonit të tij, për lojtarin janë të interesuar disa nga skuadrat më të mëdha të futbollit botëror. Gjatë gjithë merkatos u fol për të, ndonëse kontrata e mbrojtësit shqiptar me Veronën është deri në vitin 2022 dhe duket se të verdhët nuk kanë ndërmend që për momentin ta nxjerrin në shitje 20-vjeçarin.

Ekipe të mëdha italiane si Lacio, Napoli, Juventusi apo Interi tentuan në shumë mënyra që ta merrnin shqiptarin dhe të bindnin ekipin e Veronës që ta shiste atë, por deri më tani tentativat u dukën se ishin të kota. Ndërkohë, në garë për të blerë mbrojtësin janë dhe gjigantë të kampionateve të tjera në Evropë, siç është Barcelona. Katalanasit e kanë vëzhguar shqiptarin dhe janë duke kërkuar me ngulm që ai të bashkohet me ta. Ky lajm është bërë publik së fundmi nga vetë sajti i “TuttoHellasVerona”, i cili thekson se nevoja për një mbrojtës potencial ka bërë që Barça t’i hedhë sytë nga 20-vjeçari me origjinë shqiptare dhe duket se do bëjë gjithçka që ka në dorë për të përfituar nga shërbimet e tij. Ndërkohë, rikujtojmë se nëse Marashi do të kalonte te Barcelona, atëherë ai do të bëhej shqiptari i dytë pas Rei Manajt që bashkohet me gjigantët spanjollë dhe evropianë.

Megjithatë, pavarësisht nga aludimet dhe kërkesat e shumta në drejtim të shqiptarit, e ardhmja e tij nuk dihet ende dhe përveç skuadrës do të duhet që edhe vetë Marashi të zgjedhë se cili do të jetë klubi i ardhshëm ku ai do të luajë dhe fanellën e të cilit do të mbajë. Deri në atë moment ajo çfarë na mbetet të gjithëve është të shikojmë rezultatet e shkëlqyera të 20-vjeçarit dhe shkëlqimi që ai është duke i dhënë Serisë A.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/

 

 

Të fundit

Pandeli Majko: Mua më takonte të isha në listë të hapur, jemi në situatë delikate

Pandeli Majko, shpjegoi pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11...

Ndryshon hyrja e mallrave në BE: Transportuesit të deklarojnë paraprakisht

Duke filluar nga sot transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së, përpara...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu do të qëndrojë në burg

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares Pajtime...

Shqipëria, 16 vjet në NATO/ Ministri i Mbrojtjes: Krenarë për rolin tonë në Aleancë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, në 16 vjetorin e Shqipërisë në NATO, u shpreh se rrugëtimi i mbushur me sfida, por edhe më arritje...

Shqipëria 16 vite në NATO, ministri Hasani: Kontribuojmë për forcimin e paqes

Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Lajme të tjera

Web TV