Rekordi i ri i Messit, argjentinasi lë sërish Ronaldon mbrapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord së fundmi. Numri 10 i katalanasve ndodhet tashmë  në krye të listës së golashënuesve më të mirë të La Ligas, me 438 gola, të realizuara me skuadrën e Barçës.

Goli që shënoi ndaj skuadrës së Real Sociedad nuk ishte i rëndësishëm vetëm për skuadrën e tij, e cila mori 3-pikëshin e takimit,por edhe për vetë “pleshtin” që mundi të shënojë një tjetër rekord.

Me këtë arritje Messi ka kaluar sërish rivalin e tij të përhershëm Cristiano Ronaldon. Argjentinasi është bërë kështu golashënuesi më i mirë në 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë, si Premier League, La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Këtë rekord ylli i Barçës e ka arritur në 474 ndeshje, ndërsa Ronaldo ka shënuar 437 gola në 540 takime këto mes Premier League, La Liga dhe Seria A.

Të fundit

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares

Nga Uvil Zajmi Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës...

Sylvinho: Krenar për të gjithë! Për Manajn vendosa unë, Broja s’kishte më oksigjen

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur me emocione dhe krenari pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, më 7 qershor 2025. Në...

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

Minimalizmi po riformëson industrinë e modës, teknologjisë dhe pasurive të paluajtshme, duke e zhvendosur theksin nga sasia, te cilësia dhe qëndrueshmëria. Ndërsa disa sektorë...

Jamal kundër “CR7”, sot një duel gjeneratash dhe një trofe në mes

E kaluara kundrejt së ardhmes! Një betejë në të tashmen! Kristiano Ronaldo (Portugali) dhe Lamin Jamal (Spanjë), përkatësisht 40 dhe 17 vjeç, u siguruan...

Giro d’Italia: historia dhe heronjtë e garës skenike

13 maj 1909: zhvillohet etapa e parë e Giro d'Italia-s së parë. Anekdota, kuriozitete, histori heronjsh dhe kampionësh të garës që këto ditë zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV