Ilir Meta thirrje shqiptarëve: Ruhuni nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë thirrje që shqiptarët të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të përballuar situatën emergjente që ka krijuar koronavirusi, pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.

Kreu i shtetit kërkoi që të respektohen protokollet mjekësore si dhe të ndiqen sugjerimet e institucioneve shtetërore. Ndërsa shtoi se nuk ka vend për panik por as nuk duhet nënvlerësuar situata.

Sot u konfirmuan dy rastet e para të koronavirusit. Duke iu uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin tim me ta, familjarët dhe ekipin mjekësor. Duke vlerësuar angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse shtetërore përfshi dhe vendimet e qeverisë, i ftoj qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë. Të respektojnë protokollet mjekësore, të ndjekin sugjerimet e institucioneve shtetërore. Nuk ka vend për panik por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet dhe qytetarët. Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Profesionalizëm, përkushtim e transparencë”, u shpreh Presidenti Meta.

Ai theksoi se shëndeti i çdo qytetari është prioritet. “Mbështes të gjithë personelin mjekësor, mjekët dhe infermierët në mbarë vendin që do iu duhet të përballen me këtë rrezik serioz. Apeloj angazhimin e strukturave shtetërore me forcat më të kualifikuara. Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve vendore e qendrore të marrin masa për sigurimin e çdo qytetari, nisjen e trajnimeve të personelit, përcaktimin jo vetëm të karantinave por dhe të pajisjeve dhe të gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve. Po ndjek situatën hap pas hapi”, saktësoi presidenti Meta.

Të fundit

Shenjat e vogla që jep një grua kur të do me gjithë shpirt

Nëse do të dish nëse një grua të do vërtet, mos kërko për gjeste madhështore apo deklarata si në...

Pas më shumë se 3 vitesh, Rusia dhe Ukraina pritet të takohen për bisedimet e para

Rusia dhe Ukraina do të takohen sot për bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh. Sipas mediave të huaja,...

Prestigjozja italiane: Pse kënga e Shqipërisë në Eurovision është një kryevepër e vërtetë

“Piccole Storie” një nga faqet më të ndjekura italiane, i ka dedikuar një shkrim 'Shkodrës Elektronike' për performancën spektakolare që dy artistët i dhuruan...

Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë: Putin bëri gabim të madh…

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, nga Tirana ka komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen sot në Stamboll. Mark Rutte, tha...

FOTO/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me numrin 5 të fitores pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV