Koronavirusi/ Ja gjërat që duhet të blini nëse jeni të vetëkarantinuar në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli zyrtarisht koronavirusin një pandemi. Koronavirusi që filloi në Wuhan, Kinë, ka vrarë tani më shumë se 4,300 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 121.500 të tjerë në të gjithë botën.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës midis tyre edhe në Shqipëri, ku deri më tani është shënuar 1 viktimë dhe 15 të tjerë janë të infektuar.

Por çfarë duhet të blini nëse jeni në karantinë në shtëpi për shkak të koronavirusit. Mijëra amerikanë që udhëtuan kohët e fundit në Kinë janë nën karantinë 14-ditore në shtëpi për të parë nëse ato shfaqin simptoma, dhe në New York, të paktën 4,000 njerëz u kërkohet të izolohen në shtëpi, sepse kohët e fundit kanë udhëtuar në një vend me një shpërthim të rëndë ose kishin kontakt të mundshëm me një pacient të infektuar, shkruan Bussines Insider.

Gjithashtu, gjithnjë e më shumë kompani po inkurajojnë ose u kërkojnë punonjësve të punojnë nga shtëpia për shkak të virusit. Në këtë drejtim, po sipas Business Insider, Departamenti i Sigurisë së Brendshme rekomandon rezervimin e një furnizimi dy-javor me ushqim dhe ujë në rast të një pandemie.

Në rastin e ndonjë emergjence mbijetese, Kryqi i Kuq Amerikan rekomandon mbajtjen e një furnizimi me ushqim, ujë dhe furnizime shtëpiake – si pastrues rrobash dhe pelena nëse keni fëmijë të vegjël.

Mediumi në fjalë ka sjellë një përshkrim se çfarë duhet të keni në “çantën e urgjencës” në shtëpi në rast të një karantine të mundshme në shtëpi mes pandemisë së koronavirusit, sipas Departamentit të Sigurisë së Atdheut, CDC, Kryqit të Kuq Amerikan dhe ekspertëve të tjerë.

Lexo edhe :  Pesë gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Gestapon, policinë sekrete gjermane

Departamenti i Sigurisë së Brendshme i SHBA-së rekomandon rezervimin e ushqimit dhe ujit të mjaftueshëm për dy javë para se të goditeni nga një pandemi. Gjithashtu, mallrat e thatë si orizi, makaronat, fasulet dhe tërshëra duhet të jenë themeli i stokut tuaj, ka thënë për Business Insider, Alyssa Pike, një dietologe e regjistruar dhe menaxhere e komunikimeve ushqimore në Këshillin Ndërkombëtar të Informacionit të Ushqimit.

Sipas saj, ju gjithashtu duhet të rezervoni ushqime të konservuara që përmbajnë lëng, si domate, fasule dhe peshk. Lëngu i tepërt mund të përdoret për të gatuar ushqimin e tharë si orizi dhe makaronat. Dhe mos i lini pas dore sendet si çokollata dhe kafja, edhe pse ato nuk janë rreptësisht thelbësore.

Sende të tilla mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj mendor dhe moralin gjatë një karantine në shtëpi. Mund të tingëllojë e thjeshtë, por larja e rregullt dhe e plotë e duarve është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për të mbrojtur veten nga koronavirusi, sipas CDC. Prandaj mos harroni të përfshini sapunin e duarve në çantën tuaj të karantinës.

Mos harroni sende të tjera higjiene, siç janë letra higjienike, produktet për kujdesin ndaj grave dhe pelenat nëse keni fëmijë të vegjël në familje. Veç këtyre, Departamenti i Sigurisë së Brendshme i SHBA rekomandon të kontrolloni në mënyrë periodike barnat tuaja të rregullta me recetë për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm në shtëpinë tuaj.

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV