300 milionë euro dëme, ja pse UEFA nuk e ka shtyrë ende Euro 2020-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse Organizata Botërore e Shëndetit shpalli pandeminë nga koronavirusi duket se UEFA është duke hezituar ende për shtyrjen e Euro 2020-ës.

Arsyeja e këtij hezitimi është fakti se pas aktiviteteve madhore qëndrojnë kontrata të majme me sponsorët, televizonet dhe botën e reklamave.  Kampionati Europian është i dyti pas Kupës së Botës si aktiviteti më fitimprurës në rang përfaqësuesesh, ndaj edhe zyrat e Nionit nuk po japin një vendim për shtyrjen e këtyre ndeshjeve, ndonëse koronavirusi ka shënuar mijëra viktima dhe dhjetëra mijëra të prekur.

Më 17 mars do të vijë vendimi përfundimtar për shtyrjen apo jo të Euro2020 në verën e vitit të ardhshëm, për t’u dhënë kështu kohë ligave të mbyllin veprimtaritë e tyre, por nëse ndodh kjo, humbjet për UEFA-n do të jenë kolosale.

Shifrat shkojnë në 300 milionë euro dëme, që në Nion nuk duan t’i kenë mbi shpatulla, për këtë arsye sot pritet që UEFA të mblidhet me të 55 anëtarët e saj për të diskutuar rreth këtij problemi madhor dhe për të marrë një vendim./Fjala.al/

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV