Horoskopi 15 mars 2020/Ja çfarë parashikojnë sot yjet për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Për të lindurit e kësaj shenje, e diela do të përbëhet nga udhëtime të shkurtra, takime miqësore dhe flirtime. Është dita e duhur për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Rekomandohet ta kaloni ditën me të afërmit dhe bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Ka gjasa të përballeni me incidente të papritura. Situata të tilla mund t’ju shkaktojnë stres. Në mbrëmje mund të zbuloni një sekret në familje dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jepini mbështetjen e duhur partnerit/partneres suaj.

Binjakët

Shumë Binjakë do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme. Në punë nuk do të hasni probleme. Mos u kushtoni vëmendje kolegëve të pakujdesshëm, ose provokimeve të partnerit tuaj. Një ngjarje spontane do t’ju emocionojë pafund dhe do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht.

Gaforrja

Mos u përpiqni të gjeni fajtorin pas një problemi që mund të krijohet në punë. Bëni mirë të mbani veten nën kontroll dhe të mendoni me qetësi rreth një zgjidhjeje. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë shqetësuar për shkak të indiferencës suaj.

Luani

Do të jeni mjaft energjikë gjatë kësaj të diele. Do të dëshironi të kapni majat në karrierën tuaj. Njëkohësisht do të dëshironi t’i pushtoni zemrën partnerit/partneres suaj dhe të sulmoni konkurrentët. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën shoqërinë e miqve tuaj.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat, kjo ditë ka shumë të ngjarë të shkojë sipas rutinës së dikujt tjetër. Ka gjasa të përfshiheni në një detyrë në terren ose në një projekt që kërkon me doemos bashkëpunimin e një kolegut tuaj. Mund të përballeni me disa situata të vogla të pakëndshme.

Lexo edhe :  Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Peshorja

Mos u mbështetni te një person i caktuar këtë të diele, pasi mund t’ju zhgënjejë në momentin më të papërshtatshëm. Gjithashtu, mund të bëjë një sjellje joprofesionale, çfarë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën. Nuk është dita e duhur për njohje të reja.

Akrepi

Detyra kryesore e Akrepave nesër është gjetja e një stili të ri. Është e rëndësishme që të përcaktoni qëllimin tuaj kryesor në jetë. Eksperimentoni, por mos e teproni, pasi mund t’ju kthehet në një përvojë të sikletshme.

Shigjetari

Do të përjetoni disa momente pozitive gjatë ditës së nesërme. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Do të tentoni për ngritje në detyrë dhe ekziston mundësia që të tentativa juaj të rezultojë e suksesshme.

Bricjapi

Mund bëni disa blerje të rëndësishme dhe të krijoni njohje të dobishme. Bëni kujdes me sjelljen ndaj kujtdo që mund të takoni. Tregohuni të guximshëm dhe provoni gjëra të reja. Ata që dyshojnë tek partneri/partnerja mund ta vënë dashurinë në provë.

Ujori

15 marsi mund të jetë mjaft produktiv. Është e nevojshme që të tregoni takt në bisedat me të afërmit dhe kolegët tuaj. Një prej tyre mund të jetë mbështetja juaj më e madhe për të arritur planin tuaj.

Peshqit

Peshqit mund të mërziten nga monotonia e ditës së nesërme. Do të jetë një ditë rutinë në punë, por në jetën personale do të përballeni me shqetësime. Mos u bëni pesimist, por përpiquni të mbusheni me energji për të kaluar gjithçka.

Të fundit

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Shuplaka gratis me çdo pije!/ Spanja hap kafeterinë ku rrihesh nëse porosit alkool(VIDEO)

Një bar “i egër” në Benidorm të Spanjës është kritikuar ashpër për lojën “idiote” të pirjes së alkoolit – ku britanikët që pinë alkool...

Nënë e bir diplomojnë në të njëjtën ditë!

Një nënë dhe biri i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe Brandi Fields tani kanë gradën...

Lajme të tjera

Web TV