Dy punonjës të NASA-s rezultojnë pozitiv me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka vendosur që punonjësit e saj të punojnë nga shtëpia dhe vetëm stafi kryesor të punojë në laboratore, pasi dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv.

Ndërtimi i anijeve komplekse, zhvillimi i softuerëve për kompjuter me fuqi të lartë dhe puna në ekipe kërkimi ka të ngjarë të mos përfundohen nëse pandemia e koronavirusit vazhdon të përkeqësohet. “Ne kemi shumë paqartësi në këtë moment”, tha Dr. Thomas Zurbuchen, drejtuesi i departamentit të shkencës së NASA-s. Deri tani është konfirmuar se Covid-19 ka prekur dy punonjës të NASA-s.

Qendra Marshall e agjencisë në Huntsville, Alabama raportoi se një punonjës i NASA-s u testua pozitiv për koronavirus. Marshall tani është në një status të përgjigjes së “Fazës 3”, që do të thotë se u kërkon punonjësve të punojnë nga shtëpia dhe se “hyrja në qendër do të kufizohet vetëm për personelin thelbësor të misionit.

Udhëzime të tjera do të vndosen për personat që nuk kanë pajisje për të punuar nga shtëpia ose që punojnë në laboratorë apo pajisje të tjera të cilat kërkojnë mjete teknike që i gjejnë vetëm në punë”, sipas drejtores së Marshall, Jody Singer. Marshall bashkohet me qendrën Amas të NASA-s në Silicon Valley në një status “Faza 3”. Edhe Ames kishte një punonjës pozitiv për koronavirus një javë më parë, megjithëse NASA tha në atë kohë që besonte se “ekspozimi në qendër ka qenë i kufizuar”.

Të fundit

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

Lajme të tjera

Web TV