Ky është shkaku kryesor pse njerëzit vdesin nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë pacientë me koronavirus kanë vdekur nga sepsis – kur imuniteti i trupit del jashtë kontrollit. Si shkaktohet sepsis, cilat janë shenjat paralajmëruese dhe si trajtohet?

Sepsis është mosfuksionimi i një organi që vjen si pasojë e mbireakasionit të sistemit imunitar në përgjigje të një infeksioni. Ky mbireaksion toksik mund të çojë në dëmitim të indeve, në dështim të shumë organeve dhe si rrjedhojë shkakton vdekjen.

Një studim i gjerë i shpeshtësisë së sepsisit dhe vdekjeve të shkatuara nga skepsisi është publikuar në mes të Janarit 2020. Sipas këtij studimi, thuajse një e katërta e vdekjeve në të gjithë botën i atribuohen sepsisit.

Në vitin 2017, janë raportuar 48,9 milionë raste sespisi dhe 11 milionë vdekje në të gjithë botën.

Në vitin 2015, 75 mijë vdekje të shkaktuara nga sepsisi ka pasur vetëm në Gjermani, që janë më shumë se vdekjet e shkaktuara nga kanceri në zorrë, gjinj, mushkëri dhe prostatë të marra së bashku. Rreth 15% e pacientëve që vdiqën në spital në Gjermani në vitin 2015 ishin si pasojë e sepsisit.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve me sepsis, njohuritë rreth parandalimit dhe detektimit të hershëm të sëmundjes në Gjermani janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të industrializuara. Për këtë arsye, Fondacioni Gjerman i Sepsisit këshillon që të gjithë pacientët në rrezik duhet të ndjekin këshillën e Institutit Robert Koch që të vaksinohen kundër virusit të gripit dhe pneumokokut.

Në mënyrë të veçantë këtë duhet ta bëjnë ata persona, që kanë sistem imunitar të dobësuar si të porsalindurit dhe të moshuarit me sëmundje si diabeti, kanseri, sëmundjet kronike ose SIDA.

Si shkakohet sepsis dhe si mund ta dalloj unë atë?

Sepsisi mund të iniciohet nga një numër patogjenësh si viruset, bakteret, kërpudhat ose parazitët. Shkaktarët kryesorë janë pneumonia, infeksione të plagëve, infeksione të kanaleve urinare ose të hapësirës abdominale.

Përveç viruseve gripale sezonale, viruse të tjerë që janë shumë infektues, si për shembull ata të coronës, ebolës dhe ethet e verdha, dengue, viruset e gripeve të derrit dhe shpendëve mund të shkaktojnë gjithashtu sepsis.

Lexo edhe :  Ushqimi i lashtë plot me vlera ushqyese që Bill Gates i kërkon njerëzimit ta konsumojë

Përveç shenjave tipike të infeksionit ka disa simptoma spikatëse që zakonisht tregojnë një sepsis të mundshëm.

Kështu për shembull, një rënie në presionin e gjakut dhe njëkohësisht një rritje e pulsit, temperaturë të lartë, frymëmarrje e shpejtë dhe të rënduar, një ndjenjë e fortë e pazakontë e të qenit sëmurë dhe konfuzion papritmas.

Shoku septik është faza më e rënduar dhe diagnostikohet kur presioni i gjakut bie në nivele të rrezikshme. Në rast të shenjave të tilla alarmuese duhet kërkuar menjëherë ndihma mjekësore.

Si trajtohet sepsisi?

Edhe pse sepsis është i përhapur në spitale ai shpeshherë konstatohet me vonesë. Kur diagnostokohet, sepsis trajtohet menjëherë me emergjencë. Gjaku egzaminohet, aplikohet një spektër i gjerë antibiotikësh dhe sigurohet një qarkullim i mjaftueshëm dhe ventilim i gjakut. Si masë paraprake shumë pacientë me sepsis vendosen në “inkubacion mbrojtës” d.m.th kalohen në koma artificiale.

Aparaturat e ventilimit, ose terapia e qarkullimit të gjakut ose koagulimit, terapia e zëvendësimit të veshkës përdoren për të ndihmuar organet e pacientit në veçanti. Një trajtim i tillë intensiv shëndetësor është shumë kompleks dhe i kushtueshëm. Vetëm në SHBA rreth 24 miliardë dollarë shpenzohen çdo vit në spitale për trajtimin e sepsisit.

Më e rëndësishme se kostot janë kapacitetet ekzistuese: prania e shtretërve për kujdes intensive, ata duhet të jenë kryesisht në dispozicion të të infektuarve me viursin e coronës ose me pathogjenë të tjerë dhe janë në gjendje kritike, kanë nevojë urgjente për frymëmarrje artificiale si për shembull për shkak të sepsisit.

Konseguenca afatgjatë

Në gjysmën e pacientëve sepsisi kalon pa pasoja serioze. Në gjysmën tjetër me infeksione, mosfunkionim i veshkave ose probleme kardio-vaskulare që mund të rishfaqen edhe tre muaj pas infeksionit.

Madje shumë pacientë vuajnë nga pasoja serioze dhe afatgjata psikologjike si paraliza, depresione ose gjendje frike.

Prandaj është me rëndësi të veçantë që sepsis të parandalohet përsa është e mundur ose të diagnostokohet sa më herët. Sa më shpejt të diagnostifikohet sëmundja aq më të mira janë shanset për ta mbijetuar atë. /DW/

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV