Prekëse/ Letra e 11-vjeçares për të ëmën infermiere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga situata e krijuar në të gjithë botën nga koronavirsi, Covid-19 shumë njerëz po përjetojnë ankth dhe frikë. Ajo çfarë të prek nga e gjithë situata është fakti se nuk mund të prekim, përqafojmë apo puthim njerzit tanë të dashur.

Një vajzë 11 vjeçe i ka shkruar një letër mamasë së saj e cila punon infermiere. Që prej shpërthimit të pandemisë në Itali ato jetojnë të ndara në dhoma të ndryshme. Nëna e 11-vjeçares punon infermiere në spitalin e Senigallia, në provincën e Ankonës.

Për shkak të urgjencës së koronavirusit, vajza e vogël sheh shumë pak nënën këto ditë. Për më tepër, edhe kur infermierja kthehet nga puna, ajo nuk mund të përqafojë fëmijën sepse duhet të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë. Ndaj vajzës i lindi ideja për ti shkruajtur një letër.

Në letër shkruhet:

“E dashur mama, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua dhe të gjitha gjërat që nuk mund ti kem duke të qëndruar larg, të gjitha përkëdheljet e tua. Edhe duke qëndruar afër dhe duke u ndjerë e mbrojtur, gjatë natës mendoj që ti nuk je afër meje.

Nuk mendoj që ndihem më mirë se Ema, të paktën nëna e saj nuk shkon turni i tretë në punë. Këto netë ndihem e distancuar nga ti sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mundem të të mbys me puthje, por vetëm duhet të qëndroj larg nga ti. Natën nuk mund të të rri afër, por të qëndroj në dhomë të ndarë sikur të mos ishe këtu.

Për këtë Koronavirus, po vuan bota dhe ti bashkë me kolegët e tu. Por megjithatë, ti je një luftëtare, je e fortë, je e guximshme! Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me puthje. Unë të dua një pafundësi të mirë! PS mos harroni, kjo nuk është faji juaj, ju jeni një heroinë!”, shkruan vajza e vogël./Viveresenigallia.it

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV