FOTO/ “Të ardhurit nga zona e kuqe nuk testohen, s’ka tampon”, denoncon ish-deputeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka shpërndarë postimin e ish-deputetit Bardh Spahia, ku publikohet mesazhi i një qytetari, që thotë se në Spitalin e Shkodrës nuk ka tamponë.

Personeli shëndetësor në Shkodër sipas Spahisë denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia, por nuk ka tamponë për analiza.

Foton e këtij mesazhi ish-deputeti i PD-së e ka bërë publike përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i Bardh Spahisë:

A KA MUNGESE TAMPONASH APO THJESHTE PAPERGJEGJSHMERI?

Shqetësimi kryesor i mjekëve në këtë periudhë është mungesa e tamponëve dhe mjeteve për të bërë analizat e COVID-19. Në Shkodër, personeli shëndetësor denoncon se ka raste të dyshuara për qytetarë të ardhur nga Italia dhe nuk ka tamponë për analiza!

Po bëhen dy javë që mjekët, qytetarët dhe opozita po e ngremë këtë shqetësim, por Ministrja e Shëndetësisë, hesht pa dhënë asnjë përgjigje. Që prej të premtes po bëhen shumë pak analiza. Edhe sot janë bërë vetëm 32 teste, ndërkohë që numri i personave të infektuar është në rritje të vazhdueshme.

Si dreqin mund të jetë papërgjegjshmëria deri në këtë masë? Si mund të mos merren masa por të heshtet e të sulmohet kushdo që denoncon këtë situatë? Heshtja dhe fshehja e kësaj situate është kriminale! Nuk mund të luhet kështu me jetët e njerëzve!/Fjala.al/

Të fundit

Blerjet online në Kosovë: Kur çmimi i lirë kushton shumë

Mediat sociale janë bërë treg në Kosovë, por jo të gjithë shitësit janë korrektë. Shumë blerës përfundojnë me produkte...

Integrimi në Evropën imagjinare

Nga Artan Fuga Lajmet nga jeta e përditshme, nga politika, nga gjendja ekonomike dhe sociale e vendeve të Evropës i shohim me dylbi. Unë gjithmonë nisem...

A janë fjalëkryqet, stërvitje për trurin?

Pyetni pothuajse këdo se si të qëndroni të mprehtë mendërisht në pleqëri; shanset janë që dikush të sjellë fjalëkryqe. Krahas kërkimit të Sudokut dhe...

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë. Në vitin...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Lajme të tjera

Web TV