Covid-19/ “Në këto kohë as femrat nuk na afrohen”, Bregu tregon si po kalon kohën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi më i mirë momentalisht i skuadrës së Skënderbeut, Dejvi Bregu ka udhëtuar drejt familjes së tij në qytetin e Vlorës dhe duket se është duke i kaluar atje këto ditë izolimi.

Në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport 1, Bregu tregoi se vijon përgatitjet për të mbajtur trupin në formë, duke vrapuar buzë detit dhe shtoi se në këtë kohë që të gjithë janë të trembur nga koronavirusi nuk i afrohet asnjë njeri, përfshirë dhe vajzat.

Si po e përballoni këtë situatë?

Të them të drejtën, shumicën e kohës jam në shtëpi dhe me oraret që na ka lënë shoqëria, dal në stërvitje. Është moment i vështirë, por duhet të mendojmë mbi të gjitha për shëndetin e njerëzve

Ju vjen keq që u ndërpre kampionati?

Si unë, ashtu edhe Skënderbeu ishim në formë të mire dhe na vjen keq që u ndalua gjithçka, por që këto janë gjëra që nuk i vendosi as unë, as kushdo tjetër. Shpresoj që gjithçka të kalojë sa më shpejt dhe me sukses.

Të gjithë pritëm një transferim të Bregut në, drejt një tjetër kampionati…

Edhe unë do të doja transferimin në një tjetër kampionat, pasi dua të provoj veten në një ligë më të fortë, por ky është fati. Nuk ndodhi dhe nuk di çfarë të them. Të shpresojmë për në verë.

Me kë po e kaloni kohën?

Të them të drejtën në këtë kohe korone, as femrat nuk po na afrohen. Faleminderit për intervistën.

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV