Qeveria Britanike do të paguajë 80% të pagave për punonjësit që nuk po punojnë gjatë karantinimit, deri në 2.500 paund në muaj, thotë kancelari Rishi Sunak.
Nga bisedimet që u zhvilluan me grupet e biznesit dhe udhëheqësit e sindikatave, të cilët i kërkuan qeverisë të ndihmojë me pagat e punonjësve në mes të pandemisë së koronavirusit u arrit në konkluzionin që të gjithë punonjësve do tu paguhej 80% e pagës.
Shumë firma po paralajmërojnë rënie, duke fshirë mijëra vende pune, pasi jeta në Mbretërinë e Bashkuar është në masë të madhe e ndaluar.BBC