Viktima e 3 nga Covid-19/ 71-vjeçari nga Kuçova vuante edhe nga tumori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e të djelës u shënua viktima e tretë nga koronavirusi, Covid-19 në Shqipëri. Pacienti 71-vjeçar nga Kuçova vuante nga kanceri në mushkëri në një stad tejet të avancuar, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Më herët 71-vjeçari ishte trajtuar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, por prej një jave ishte transferuar në Spitalin Infektiv. Mbrëmjen e djeshme viktima kishte pësuar një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial nga i cili nuk mundi të mbijetonte.

Ministria e Shëndetësisë teksa konfirmoi viktimën e tretë nga koronavirusi, Covid-19 në Shqipëri, ngushëlloi familjarët dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e marra dhe në rast se shfaqin simptoma të virusit të telefonojnë 127./Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

     Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na...

Besnik deri në vitin 2030-të, superylli i kombëtares gjermane rinovon me Bayernin

Mesfushori Jamal Musiala ka rinovuar kontratën me Bayernin. Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, 21-vjeçari do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2030. Lajmi...

Rama udhëton drejt Gjermanisë, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka filluar sot në Gjermani, duke sjellë dhjetëra liderë politikë nga e gjithë bota për të...

Alarm në Laç/ Fëmija shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet

Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1. Fëmija kishte shfaqur temperaturë për...

SPAK tregon pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur dosjen për Erion Veliaj ku kryebashkiaku cilësohet si një person ‘i dënuar’ në gjendjen gjyqësore. Prokuroria e Posaçme ka...

Lajme të tjera

Web TV