Ministrja e Shëndetit, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot lajmine mirë të shërimit të 7 personave të tjerë të prekur nga koronavirusi.
Përmes një postim në “Facebook”, Manastirliu shkruan se mes këtyre 7 personave janë dhe një mjek e një infermier pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Durrës.
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”,-shkruan Manastirliu.
Në fund ministrja u bën thirrje qëtetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.
Ndërsa në total numri i personave të shëruar nga virusi i rrezikshëm në vendin tonë është 17 persona.
Postimi Ogerta Manastirliut:
Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19??
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗
#VETËMBashkëMundT’iaDalim??./Fjala.al/