“Optimizëm gastronomik”/ Lufton çdo ditë me COVID-19, mjeku shqiptar tregon recetën speciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të dalë pak përtej njoftimeve dhe mesazheve sensibilizuese për masat mbrojtëse ndaj COVID-19, mjeku Tritan Kalo ka treguar se me çfarë ushqehet pasi tërhiqet për pak pushim nga lufta me koronavirusin.

Duke folur për “optimizëm gastronomik”, mjeku publikon foton e trahanasë që konsumon. E sërish nuk i ndahet mesazheve inkurajuese.

“Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi. Ne bashkë do t’ja dalim mbanë”, shkruan mjeku.

Postimi i plotë

Një recetë mbarëkombëtare…24 Mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak OPTIMIZËM GASTRONOMIK…Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant Prizreni, vaj ulliri Berati e Patosi përzier, pluhur speci të kuq nga Gramshi, djath dele Konispoli, ujë Selite, kripë Narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre….Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..NE BASHKË DO TIA DALIM MBANË!!!!

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV