Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Covid-19 nuk pëson mutacione, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët japin lajmin e mirë për Covid-19, në këtë pandemi është vënë re që virusi nuk pëson mutacione, por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht. Sipas shkencëtarëve që po studiojnë kodin gjenetik të patogjenit të ri, koronavirusi nuk po pëson mutacione domethënëse teksa qarkullon nga njeriu në njeri.

Ky stabilitet relativ nënkupton se ka pak gjasa që virusi të bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm teksa përhapet dhe është një lajm i mirë për shkencëtarët që synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte jetëgjata.

Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës, akumulojnë mutacione teksa riprodhohen brenda qelizave të një njeriu të vetëm dhe më pas përhapen në shumicën e popullatës. Disa nga këto mutacione i mbijetojnë përzgjedhjes natyrore. Koronavirusi i ri duket njësoj kudo, thonë shkencëtarët, dhe nuk ka prova se disa versione janë më vdekjeprurëse se të tjerët.

Shkencëtarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit, tha Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory që po studion virusin.

Versioni i virusit që u përhap në Wuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara kanë katër deri në dhjetë dallime gjenetike. ”Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish.

Në momentin që flasim, norma e mutacionit të virusit nënkupton se vaksina që do të zhvillohet për SARS-CoV-2 (virusi që shkakon Covid-19) do të jetë e vetme dhe do të ofrojë mbrojtje afatgjatë. Momentalisht, po zhvillohen një sërë vaksinash për Covid-19 por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht./The Washington Post

Të fundit

Shqipëria bëhet’ dhe Lëvizja ‘Bashkë’ dy partitë e para që duan të regjistrohen në KQZ

“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ...

Zbresin sërish temperaturat, ku pritet të bien reshje dëbore dhe të ketë erë të fortë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jënë kushtet e motit për ditën e sotme dhe...

Punonjësi i policisë së burgjeve i jep fund jetës, qëllon veten me armë në banesë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve dyshohet se i ka dhënë fund jetës me...

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Presidenti Donald Trump urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë që punonin në administratën e Bidenit , duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë se ishte "politizuar" si kurrë...

Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera/ Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për shpërndarje droge në zona të...

Lajme të tjera

Web TV