“Kisha tmerr kur mendoja që do më futej ai tubi”/ Biznesmeni infektohet me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Elton Ilirjani është infektuar me koronavirusin, Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë biznesmeni gjatë një video live me Sype në emisionin ‘Ftesë në 5’.

Aktualisht Ilirjani ndodhet në Shtetet e Bashkuara pasi mendonte se do të ishte më i sigurt atje, por fatkeqëisht pas disa ditësh qëndrimi ai filloi të kishte simptomat e Covid-19. Ai u shpreh se ka kaluar 12 ditë në shtrat dhe gjëja që ka pasur më tmerr ka qenë kur mendonte futjen e tubit, në fazën e intubimit. Pasi ishte konsultuar me mjekët përmes telefonit ata i kanë konstatuar që është i infektuar. Por fatmirësisht Ilirjani është duke marrë mjekim nga shtëpia.

“Unë u infektova fatkeqësisht, unë nuk e prisja. Kalova 12 ditë në shtrat dhe kam komunikuar me doktorët online. Nuk bëra dot një test dhe më erdhi një mesazh që duhet të ishe rëndë që të shkonim në spital. Edhe dy kushërirat e mia këtu në Nju Jork ishin me COVID-19. Në fillim kisha një gudulisje në fyt, pastaj pata temperaturë dhe u lidha në telefon me doktorët. Filloi një kollë e fuqishme, dy netë pa gjumë me dhimbje në mushkëri. Pastaj u rrit temperatura, kisha dhimbje koke dhe luhatje në tension. Më kapi paniku, më mereshin mendtë. Detaji që i vuri vulën, ishte se unë pata një humbje të nuhatjes dhe të shijes dhe doktori më tha të qëndroja në shtëpi i veçuar. Unë jo vetëm kisha koronën por e kisha dhe shumë ngjitës. Gjëja që kisha më tmerr ishte kur mendoja që do më futej ai tubi, dhe do kaloja në fazën e intubimit,”– tha Ilirjani.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV