Misioni për kthimin e shqiptarëve, Balluku tregon cilët shtetas do riatdhesohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është nisur avioni i parë që do të sjellë shqiptarët e ngelur në Itali për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Avioni i parë, “Lasgushi”, në bordin e të cilit ndodheshin një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, të cilët do të japin kontributin e tyre në përballimin e situatës në Itali, udhëtoi drejt Romës për t’u kthyer prej andej me qytetarët shqiptarë, të cilët do të riatdhesohen.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sqaroi se qytetarët, të cilët do të kthehen në Shqipëri do të jenë ata që janë përzgjedhur mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Ministria për Europën dhe Politikën e jashtme.

“Sot nisim fluturimet për misionin e shpëtimit të të gjithë shqiptarëve të cilët ndodhen në Europë dhe kanë nevojë të kthehen në shtëpitë e tyre. Duhet të kemi parasysh disa nga kriteret që ministria e Jashtme ka vendosur. Ata që mund të kthehen janë studentët, ato grupe në nevojë të cilët nuk kanë një strehë sot në qytetet europiane ku ndodhen, ose qytetarët të cilët jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Për të gjithë qytetarët e tjerë, nënshtetasit shqiptarë, por që jetojnë, punojnë në vendet e tjera europiane duhet të vazhdojnë të qëndrojnë atje. Ne jemi në luftë, kjo nuk është një kohë për të bërë turizëm e për t’u kthyer pranë familjarëve, padyshim kur të kemi fituar këtë luftë të gjithë do ktheheni në atdheun tuaj për të takuar familjarët”,-tha Balluku.

Më tej ajo bëri të ditur se misionet për kthimin e shtetasve shqiptarë do të vijojë për disa ditë teksa he tdheksoi se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e të gjithë stafit të “Air Albania” që do të angazhohen në këtë mision.

Lexo edhe :  Këngë e valle, Rama mbërrin në sheshin “Skënderbej”, takon simpatizantët

“Djemtë dhe vajzat e “Air Albania”, të pajisur dhe të veshur ashtu siç duhet pasi do jetë një mision i rrezikshëm, do të kryejë këtë fluturim për disa ditë me radhë, në të gjitha qytetet ku janë deklaruar se kemi qytetar shqiptarë në nevojë që duhet të kthehen në familjet e tyre. Djemtë dhe vajzat e “Air Albania”, pilotët, janë të angazhuar për ta kryer këtë mision sa më shpejtë dhe sa më mirë”, deklaroi ministrja Balluku./Fjala.al/

https://www.facebook.com/Ministria-e-Infrastrukturës-dhe-Energjisë-267225880099293/videos/3636370049771612/

Të fundit

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e...

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja Kapsllëku kronik është një problem...

Ekskluzive/ Në pritje të fillimit të Koferencës së 4-t në Luxemburg

Monada Mehmetaj ekzskluzive per Fjala.al Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg. Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për...

Lajme të tjera

Web TV