Dita e gënjeshtrave/ 5 vite burg nëse shpikni rreth koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për këtë vit, 1 prilli (Dita e Gëshnjeshtarve) anulohet! Bota po jeton në panikun e shkaktuar nga pandemia, prandaj një tension më shumë nga gënjeshtrat e 1 prillit, nuk do të ndihmonte askënd.

Madje, duke marrë parasysh sjelljet e njerëzve në “Ditën e Gënjeshtrave”, disa shtete duke nisur që nga Tajlanda e deri në Indi kanë marrë masa të rrepta! Ata kanë paralajmëruar njerëzit të mos bëjnë asnjë shaka, gënjeshtër në lidhje me Covid-19 sepse në të kundërt mund të përfundojnë në burg!

Përhapja e shpejtë e thashethemeve të pavërteta do të vinte në rrezik jetën e shumë njerëzve, prandaj sot askush të mos bëjë asnjë shaka!

Nga ana tjetër, Google, që është i njohur për logot e tij të përvitshme të 1 prillit, këtë vit e theu traditën për shkak të pandemisë së koronavirusit, që deri tani i ka marrë jetën rreth 40,000 njerëzve në mbarë botën.

Autoritetet tajlandeze u shprehën qartë se ata që bëjnë shaka për 1 prillin rreth koronavirusit do të dënohen deri në 5 vite burg!

Edhe në Indi autoritetet thanë se do të ishte veprim i padrejtë dhe ilegal ndaj të gjithëve nëse përhapen lajme të rreme vetëm se është 1 prilli.

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani paralajmëroi popullin në sloganin “Korona s’është shaka” që të mos trillojë asnjë histori që ka lidhje me virusin.

Njerëzit tani më shumë se kurrë i mbajnë sytë nga interneti për të marrë informacione në lidhje me virusin dhe shumë vende i tremben faktit se shakatë e sotshme mund të shkaktojnë keqkuptime të mëdha.

Të tjerë, shkruajnë në Twitter se Dita e Gënjeshtrave është anulluar sepse “askush nuk mund të trillojë diçka më të pabesueshme se kjo që po i ndodh botës aktualisht.”

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV