Covid-19/ Infermierja shqiptare rrëfen për “Fjala.al” situatën aktuale në Hamburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alessia Selimi

Fytyrë e rrumbullakët së cilës i ngjeshen gjalma, buzë të holla dhe me majucë të mbuluara nga një pense. Duar të papërshkrueshme në sajë të dorezave nitril, për t’ia lënë vendin dy syve të vegjël që përngjajnë jo pak me qiellin e kthjellët. Kështu identifikohet infermierja Dasantina Çerpja, teksa mbroth korridoreve të gjera të Qendrës Spitalore Universitare të Hamburgut. Por sot, në një kohë kur gjithkush shihet i tkurrur para pandemisë Covid-19, pikaset në sajë të hapave të shpejtuara, të sinkronizuara përtej hapësirës edhe me ato të kolegëve anembanë.

Dasantina punon prej tre vitesh në Hamburg, fill pas përfundimit të studimeve. Teksa ushtronte profesionin e infermieres në disa klinika të ndryshme private në vend, nuk ndihej aspak e kënaqur me kushtet dhe pagesën. Kësisoj, iu drejtua një agjencie që kujdesej për punësimin e infermierëve në Gjermani. Një rrugëtim ky aspak i lehtë për t’u ndërmarrë. Megjithatë, vështirësitë e përballjes me një vend dhe gjuhë të huaj tashmë janë lënë pas shpine.

Si pjesë e stafit mjekësor të një spitali dhe strukture të rëndësishme kërkimore në veri të Hamburgut, Dasantina rrëfen për “Fjala” gjendjen aktuale, masat e ndërmarra, ndërkohë që Gjermania numëron deri më tani rreth 7900 persona të infektuar dhe 1000 viktima. Me një kokë të kthyer gjithmonë nga toka e të parëve, 28-vjeçarja nuk ngurron të komentojë edhe situatën në vend.

“Në spitalin ku unë punoj aktualisht kemi rreth 37 të infektuar dhe 20 prej tyre janë në kujdes intensiv”-thotë Dasantina duke shtuar se përsa i përket personelit mjekësor dhe aparaturave të frymëmarrjes, gjithçka shihet e përballueshme. “Tregohet një kujdes i vecantë në këtë drejtim për të mundësuar qoftë ruajten tonë si personel, por njëkohësisht edhe pacientët.”

Ajo tregon se situata është menaxhuar deri më tani në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe falë ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët i respektojnë me rigorozitet masat. “ Lejohen shëtitjet, por gjithmonë duke respektuar distancën 1.5 m. Pra, nuk ka kufizime të orarit të lëvizjes dhe supermarketet vazhdojnë aktivitetin e përhershëm. Me qëllim shmangien e grumbullimit të njerëzve, janë mbyllur universitetet, shkollat, çerdhet, fabrikat e mëdha, kafenetë, restorantet e klubet, ndërsa aktivitetet kulturore janë pezulluar”-thotë Dasantina.

Lexo edhe :  Basha ironizon ministrin Manja: Një mashkull duhet të merret me flokët e femrave

“Masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare do t’i krahasoja më të forta krahasuar me masat që po zbatohen këtu në Gjermani. Por, mendoj se kjo është një gjë e mirë. Së pari, sepse ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. Së dyti, vendi ynë nuk ka kapacitet për të përballuar një numër shumë të madh të të infektuarve. Besoj se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për diferencën që ekziston midis shtet gjerman dhe atij shqiptar”- vijon ajo.

Pyetjes nëse ndjen frikë për jetën, për sa kohë që e gjithë bota po lufton me një armik të padukshëm, Dasantina i jep një përgjigje të prerë, të dallueshme nga ajo e kolegëve të saj në Shqipëri. “Aspak! Profesioni im është profesion human. Kushdo që punon në fushën e mjekësisë, qoftë një infermiere apo mjek, është koshient që në çdo moment mund të përballet me pacientë që kanë sëmundje të ndryshme, ndofta shumë më të rrezikshme se koronavirusi. Por, problematika në rastin konkret është fakti se ne po përballemi papritur me një virus që nuk e njihnim më parë, dhe që shkakton të sëmurë në masë.”

Dasantina thekson se nuk ka arsye për të patur frikë, por nevojë për të patur kujdes, shumë kujdes. “Për shëndetin tonë, të familjarëve, të komunitetit ku jetojmë. Duhet të zbatohen të gjitha masat e rekomanduara nga ekspertët. Shpëtimtarët e kësaj lufte nuk janë vetëm mjekët dhe infermierët. Ka një kohë për gjithçka, një kohë për të dalë, për të udhëtuar…Tani është koha për t’u kujdesur për shëndetin”-përfundon ajo.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV