Koronavirusi rrit çmimin e hashashit dhe kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Tom Gillespie

 Çmimi i lëndëve narkotike të shitura në rrugët e Londrës është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, për shkak të masave të rrepta të izolimit, tha një furnizues i kokainës për Sky News.

Furnizuesi me bazë në Londër që u shet lëndë narkotike tregtarëve të vegjël në kryeqytet, tha se çmimi i një kilogrami kokainë është rritur nga 36 mijë paund në 40 mijë paund. Kjo do të thotë që përdoruesit e rregullt që ende dëshirojnë produktet duhet të paguajnë më shumë për shkak të rënies së furnizimit.

Tregtari me shumicë, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se ka qenë shumë i zënë me punë gjatë kësaj periudhe. Ai shtoi se disa nga klientët e tij janë përqendruar më shumë në blerjen e kanabisit sesa të kokainës.

Sky News ka siguruar disa mesazhe në WhatsApp të cilat zbulojnë se shumë shitës që shesin në rrugë ndaluan punën pasi policia po kontrollon të gjitha automjetet që lëvizin gjatë izolimit.

Një përdorues i drogës tha: “Askush nuk dëshiron të dalë me makinë pasi shanset që t’i biesh në sy policisë janë shumë të mëdha.”

Ndërsa disa mesazhe të tjera tregojnë se si çmimi i drogës ra në Londër ndërsa vendi u izolua, duke shqetësuar të gjithë tregtarët se si do të ‘hiqnin’ rezervat e tyre.

Sky news ka siguruar një mesazh, tjetër dërguar nga një tregtar për klientët e tij , duke u thënë se “kokaina vret koronavirusin”. Ai shkruante se tashmë kishte siguruar “vaksinën për koronavirusin”, duke thënë se 2 vaksina mund të blihen për 100 paund, 3 vaksina për 140, e 4 vaksina për 180 paund”.

Lexo edhe :  Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Drogat si kokaina dhe MDMA shiten më shumë nëpër festa, gjë që do të thotë se shitja e tyre ka rënë pasi qeveria mbylli të gjitha clubet, pubet dhe urdhëroi izolim në shtëpi.

Ndërsa disa përdorues të kanabisit thanë se blenë një sasi me kanabis disa javë para se të mbyllej vendi. Një përdorues tjetër, i cili dëshironte të mbetej anonim tha: Çmimi i kanabisit ka filluar po rritet ndjeshëm. Një nga tregtarët e mi thotë se ata kanë pezulluar çdo gjë për shkak të kontrolleve të policisë pasi është shumë e rrezikshme të bësh transportin e dërgesave.”

Kryeministri Boris Johnson prezantoi masat e bllokimit javën e kaluar në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Udhëzimi thotë që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi për tre javë dhe të dalin vetëm për qëllime këto qëllime, siç janë blerja e ushqimeve./ Burimi: Sky News/ Përktheu: Fjala.al/

Të fundit

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Lajme të tjera

Web TV