Zbardhet dokumenti/ Shqipëria i kërkon NATO-s 1.5 milionë maska dhe 800 ventilatorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 27 Mars, Qendra Euroatlantike e Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC) ka marrë një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare nga Qeveria e Shqipërisë për situatën e krijuar nga pandemia globale e koronavirusit COVID-19. Në kërkesë është paraqitur një listë me paisje mjekësore duke filluar nga maskat deri tek ventilator.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”, thuhet në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb.

Në dokumentin dërguar EADRCC shkruhet se Shqipëria ka përshtatur 2 spitale me 480 shtretër për trajtimin e të infektuarve nga Covid-19. Në dokumentin e dërguar më 27 mars shkruhet gjithashtu se pritet rritja e rasteve me Covid-19 në javët në vijim.

Kjo kërkesë është ende duke u shqyrtuar dhe nuk dihet nëse do të ketë një përgjigje pozitive për shtetin shqiptar.

Lista e pajisjeve të kërkuara per bluzat e bardha dhe spitalet përfshin:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë.

Të fundit

“PD-ja sot, një kënetë me një buf”/ Rama: Më 11 maj vendos Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar rubrikën “Sy me Sy”, në Facebook, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama...

Terapia gjenetike shëron verbërinë tek fëmijët me distrofi të retinës

Pas injektimit të kopjeve të shëndetshme të një gjeni në retinën e tyre, katër fëmijë me një formë të rëndë, progresive të verbërisë kanë...

A e kalon dot oqeanin? Rama: Do i bëj një suprizë të këndshme kënetës

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’, është pyetur nga një prej ndjekësve nëse e kalon dot oqeanin, pra nëse shkon dot në...

Adrien Brodi, triumfi i mbretit të aktrimit

Leonard Veizi Ai ishte mbreti i mbrëmjes. Një aktor brilant, i cili përsëriti një triumf që i kishte shpëtuar për 22 vite. Adrien Brodi fitoi...

Zbardhen emrat, Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt!

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm. Sipas dakordësisë...

Lajme të tjera

Web TV