I moshuari e thërret me bukë në dorë: Rama ik se na le me barkun thatë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i moshuar nga qyteti i Gjirokastrës i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të largohet nga drejtimi i qeverisë pasi e ka lënë atë në vështirësi të mëdhë ekonomike.

I moshuari i drejtohet Ramës se duhet të largohet pasi ka ndenjur plot në postin e kryeministrit, ndërsa mban në dorë bukën thatë.

Në videon e cila është bërë virale në rrjet, i moshuari nga qyteti i gurtë i ankohet Ramës se nuk i mjafton rritja e pensionit që ka akorduar qeveria për pensionistët.

Rama ik! Na le pa bukë, hamë bukën thatë me misër. Na rrite pensionin 9 mijë lekë, ç’do bëjmë me aq lekë na?! Të mbajmë shtëpi, a fëmijë a, a prokopi. Na ra çatia. Ik Rama ik se ndenje plot,”-thotë i moshuari.

Slogani “Rama ik” është përdorur gjerësisht nga opozita jashtë parlamentare gjatë protestave të saj. Ky slogan duket se është bërë aq popullor sa përdoret edhe në këto raste si në thirrjen e të moshuarit nga Gjirokastra.

Të fundit

Tirana në 105 vjetor

Nga Fatos Çoçoli Si një femijë që e sheh çdo ditë të rritet, ne nuk arrijmë të kuptojmë hapat gjigande të kryeqytetit. Dje, në 105 Vjetorin...

Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Konstantinos Tassoulas, është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars, kur i...

Rijetëzimi i sheshit “Nënë Tereza”/ Rama: Sheshit i shtohet edhe parkimi nëntokësor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin inovativ që synon të sjellë një instalim të lëvizshëm, miqësor me mjedisin dhe fleksibël për nevojat...

Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj. Ai është një burim ushqyesish...

Palestinezët në Shqipëri? Ja si përgjigjet Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha do të merrte në konsideratë dërgimin e palestinezëve edhe në Shqipëri. Në një konferencë për mediat...

Lajme të tjera

Web TV