Bota s’po lë vend pa e kërkuar, Ukraina thotë se ky ilaç shëron koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Ukrainës ka nisur një aksion kombëtar për të përfshirë në protokollin e trajtimit mjekësor të pacientëve me koronavirus, ilaçin Hydroksilklorinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, theksohet se 320,000 tableta të këtij ilaçi do të përdoren për të trajtuar më shumë se 22,000 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë po bën çmos për të luftuar koronavirusin në mënyrën më efektive të mundshme. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar nga prodhuesit farmaceutikë ndihmën e tyre. Kjo sasi tabletash do të jetë e mjaftueshme për të trajtuar mbi 22,000 pacientë me COVID-19”, tha sot ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Maxym Stepanov.

Produkti mjekësor me substancë aktive Hydroxychloroquine është shpërndarë tashmë midis njësive strukturore të kujdesit shëndetësor. Ndërsa priten edhe sasi të tjera për t’i përdorur te pacientët e prekur nga koronavirusi. Shpërndarja e kësaj sasie pritet të bëhet në fillim të javës që vjen.

Ky ilaç është përfshirë në protokollin tonë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe do të përdoret për pacientët me simptoma të rënda nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve si dhe me pëlqimin me shkrim të vetë pacientëve. Ai do të jetë falas për ata pacientë që me të vërtetë e duan për arsye mjekësore” shpjegoi ministri i Shëndetësisë, Maxim Stepanov./Përshtati nga Reliefweb për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV