Dogji dhe vrau të vëllanë, gjykata lë 1 muaj në paraburgim burrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke e lënë në paraburgim një muaj shtetasin shqiptar të Republikës së Kosovës me inicialet G.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes së rëndë.

I pandehuri me 11 shkurt 2020, rreth orës 11:00 në fshatin Bërnjak të Rahovecit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij B. K.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon në shtëpinë e të ndjerit dhe pasi futet nga dera e kuzhinës gjuan me pistolete tre-katër herë në drejtim të të ndjerit, i cili në ato momente gjendej i shtrirë në divan, duke biseduar në telefon. Pas kësaj ngjarje i pandehuri G. K. largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të shtëpisë së tij, për tu rikthyer në vendin e krimit pas 7-8 orësh, dhe pasi merr trupin e pajetë duke e tërhequr zvarrë me batanije, e nxjerr në oborr prapa shtëpisë, e mbulon me gjësende të ndryshme dhe i vë flakën. Me qëllim që të zhduk gjurmët, mbetjet dhe pjesë të kockave të të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në skaj të rrugës së lagjes”, thuhet në njoftim.

Të fundit

“Mosmirënjohëse!”, plas keq mes Rozana Radit dhe Livias

Pas spektaklit të së martës Livia dhe Rozana kanë diskutuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën. Duket se miqësisë...

Rama: Kemi luftuar që në opozitë për këtë drejtësi që shohim sot

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku thotë se në 16 vite më parë ka bërë...

Bonusi për pensionistët, Rama: Shpërndarja nis në 1 mars

Nga 1 marsi, do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se vendimi është marrë...

Primaret në PD, Çupi: Mashtrim i Berishës, mbulesë false!

Analisti Frrok Çupi thotë se primaret e Partisë Demokratike, janë një mashtrim i Sali Berishës. Çupi u shpreh se primaret duan kohë që të zhvillohen. Sipas...

Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Lajme të tjera

Web TV