Studime të reja kanë hedhur dritë mbi ilaçet eksperimentale që po përdoren për të trajtuar njerëzit me koronavirus.
E para, lidhet me remdesivirin eksperimental që vjen nga Gilead Science, ndërsa studimi i dytë ngre pyetje mbi sigurinë e hidroksilklorokinës, ilaçi që promovoi Presidenti Donald Trump kundër koronavirusit.
Por çfarë tregojnë studimet e fundit mbi këto dy ilaçe?
Remdesiviri
Kompania Biotech Gilead Sciences e cila publikoi një analizë në Neë England Journal of Medicine ka ofruar të dhëna në përdorimin e remdesivirit te pacientët me Covid-19. Ajo ka marrë në analizë 53 pacientë me gjendje të rëndë nga Covid-19 të cilët morën ilaçin e paprovuar më parë (pasi nuk kishin mundësi të tjera). Sipas vëzhgimit të mjekëve u vërejt se 36 nga 53 pacientët; tetë u përkeqësuan, dhe shtatë vdiqën.
Autorët e studimit shpjegojnë se shkalla e vdekjes së pacientëve që ata vëzhguan, rreth 13 për qind – është më e ulët se niveli i vdekjes në Kinë që shkon nga 17 deri në 78 për qind. Ndërkaq, ilaçi ka edhe efekte anësore si diarre, skuqje, dëmtim të veshkave dhe hipotension.
Nga ana tjetër, ekzistojnë kufizime të mëdha për të nxjerrë përfundime të sakta nga kjo analizë. Megjithatë, autorët e studimit dhe ekspertët i kanë përshkruar rezultatet e deritanishme si një rreze shprese.
“Ne nuk mund të nxjerrim rezultate përfundimtare nga këto të dhëna, por vëzhgimet mbi këtë grup pacientësh që morën remdesivir janë shpresëplota”, tha Jonathan Grein, autori kryesor i analizës dhe drejtori i epidemiologjisë spitalore në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.
“Ne mezi presim rezultatet e provave klinike të kontrolluara për të vërtetuar këto rezultate paraprake”, shtoi ai.
Paul Goepfert, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Alabamas në Birmingham, i tha Washington Post se “ky është ende një ilaç premtues, por nuk vërteton asgjë në mënyrë përfundimtare”.
Daniel O’Day, drejtuesi dhe sipëmarrësi i Gilead, tha se duhen studime të tjera për të kuptuar nëse dhe si remdesivir mund të trajtojë Covid-19.
“Në studimin e remdesivir, çështja nuk është vetëm nëse është i sigurt dhe efektiv kundër COVID-19, por në cilin pacient tregon reagim, për sa kohë duhet ta marrin trajtimin dhe në cilën fazë të sëmundjes së tyre do të ishte më i dobishëm trajtimi” , tha ai në një letër të hapur, ndërsa shton se “shumë përgjigje janë të nevojshme, kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për studime të shumta që përfshijnë pacientë të ndryshëm”
Hydroxychloroquine (Ilaçi kundër malaries)
Agjencia franceze për sigurinë e ilaçeeve ka deklaruar se ka të dhëna se ilaçi kundër malaries, hidroksilklorina, që promovoi edhe Donald Trump, mund të shërojë Covid-19. Por, nga ana tjetër, duket se paraqet efekte anësore serioze në zemër kur përdoret për trajtimin e Covid- 19. Raportet e fundit tregojnë 43 raste të sulmeve në zemër që lidhen me hidroksilkolinën.
“Ky vlerësim fillestar tregon se rreziqet, në veçanti kardiovaskulare, të lidhura me këto trajtime janë shumë të pranishme dhe potencialisht kërcënuese për pacientët me COVID-19, nisur nga të dhënat që vijnë nga institucionet shëndetësore”, shkruan agjencia, sipas Hill .
Sipas saj, “Këto ilaçe duhet të përdoren vetëm në spitale, nën një mbikëqyrje të rreptë mjekësore.”
Raporti i fundit nuk paraqet prova përfundimtare se sa i sigurt është përdorimi i hidroksilklorinës, por nënvizon se sa i rrezikshëm është për jo-ekspertët – siç është Donald Trump – që entuziazmojnë njerëzit si një kurë premtuese ndaj Covid-19, kur në fakt nuk ka prova përfundimtare nëse funksionon apo nëse është i sigurt për t’u përdorur .
Drejtuesit e qendrave klinike e kanë ditur për dekada se ilaçi mbart efekte anësore mbi psikikën e njeriut dhe mund të shkaktojë gjithashtu komplikime vdekjeprurëse nga zemra
Deri më tani akoma nuk ka ndonjë trajtim të provuar klinikisht që funksionon posaçërisht kundër Covid-19.
Në një kohë kur pandemia globale po vret ekonominë botërore, duhet të bëhen sa më parë dhe sa më shumë kërkime për të gjetur ilaçin ndaj koronavirusit./Përshtati nga Vox, për Fjala.al, B. Quku/