Vdekja e 23 vjeçarit në Tiranë, Policia ende asnjë reagim, ngjarja zbulohet në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e shtunë u raportua për një aksident të ndodhur në tregun e Uzinës Dinamo në Tiranë, ku një i ri me biçikletë ishte përplasur nga një kamion. Policia nuk bëri asnjë reagim mbi ngjarjen, ndërkohë që dy ditë më pas, në rrjetet sociale shkruhet se i riu ka ndërruar jetë që të shtunën.

Bëhet fjalë për shtetasin Reldi Guga, 23 vjeç, i cili u përplas nga kamioni me bylyk me targë ‘AA730TG’ që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Gjithashtu mungon një reagim nga autoritetet se nëse ky lloj mjeti kishte leje të posaçme për të lëvizur në atë orar, pasi për atë kategori mjetesh nuk lejohet qarkullimi gjatë ditës.

Të fundit

Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit...

“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej...

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më të gjatë për një çift...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV