Rriten sërish shifrat, shkon në 562 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur sërish numri i personave të prekur nga koronavirus në vendin tonë, duke e çuar totalin e të prekurve në 562 persona.

Këto shifra u bënë me dije në përditësimin e fundit të Minsitrisë së Shëndetësisë ditën e sotme, e cila bëri me dije se në 24 orët e fundit janë shtuar 14 raste të reja.

Në total në vendin tonë raportohen të kenë humbur jetët 26 persona,, ndërsa qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra.

Deklarata e plotë nga Dr. Marjeta Dervishi, Instituti i Shëndetit Publik:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër.

Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Lexo edhe :  'Ju ka zënë makthi', Flamur Noka: Harrojeni se keni shpëtim, po j'u shtrëngohet laku

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 251 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 96 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 18 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 7 raste

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Fjala.al/

Të fundit

Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Partia Demokratike përmbylli dje fazën e aplikimeve si kandidatë për deputetë në Primaret e PD-së. Si do të procedohet...

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel...

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri...

Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2025

Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Lajme të tjera

Web TV