Tmerruan Shkodrën me kallashnikov dhe mjete policore, arrestohen dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë shkaktuar panik tek banorët e zonët një natë më parë.

Shtetasve me inicialet L.A, 18 vjeç dhe K.G, 19 vjeç të dy banues në qytetin e Shkodrës idhe iu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak dhe pranga e shkop gome si ato që përdor Policia.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të Lumit Drin ku edhe ishin fshehur për të mos u gjetur nga forcat policore.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administrative Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht:

  1. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnikov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin.

Lexo edhe :  Armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës, ja kush është Roan Brahimi

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarak.

Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Të fundit

Takimi i Ramës me emigrantët, blindohet stadiumi në Athinë!

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e nesërme me emigrantët shqiptarë në Athinë. Takimi është parashikuar të mbahet...

Çfarë parashikohet?/ Euro nën 100 lekë, po gjatë sezonit turistik çfarë pritet?

Euro ka zbritur nën 100 lekë, duke shkelur kështu “vijën e kuqe”. Kjo do të thotë se e konsideruara valuta e fortë nuk është...

‘Kërcet’ arma në vend, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur. Raportohet se ngjarja ka...

Kafeja në Shqipëri, më e lirë se në rajon

Në mars të vitit 2024, norma vjetore e ndryshimit të çmimit të kafesë në vendet e Bashkimit Europian ishte 1.0%, krahasuar me 13.5% që ishtë në...

“Ky ish-ministër luan bixhoz”, Saimir Korreshi nxjerr zbuluar emrin e politikanit

Deputeti Saimir Korreshi, i cili njihet si një nga politikanët më të drejtpërdrejtë të Parlamentit Shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV